Botohet për herë të parë: Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore 1916-1918 (11)
Prof. Dr. Hakif Bajrami
Dok. 25
STATUTI THEMELTAR I VISEVE TË OKUPUARA NGA AUSTRO-HUNGARIA
Komanda M. e R. E të XIX Trup Ushtrije
Parashkresë
Mbi përmbajtjen e sjelljen në shërbim të zyrtarëve, nënzyrtarëve e shërbëtorëve shqiptarë
I.
Rregulla të përgjithshme
1. Kaptinat 1 deri në 5 të kësaj parashkrese u përkasin të gjithë zyrtarëve shqiptar që paguhen me mjete të vendit.
2. Si zyrtarë mund t’emnohen vetem njata, të cilët e kanë shkue jeten me nderë e janë:
a) Sadopak 18 vjetsh
b) Vendas shqiptar, shteta të nji prej të dy shteteve t’Austro Ungarisë ase të Bosnje – Hercegovinës
Kushtete e posaqme qi lypen per me hymë në punë, gjinden ndë parashkresat qi janë per se të cilën degë shërbimi.
3. Nuk pëlqehet si zyrtar ai qi ndodhe të ketë nde nji zyrë, ndonji shkallë mbi vendin ase nden vend, nje tjeter me të cilin asht në gjak nde tretin brez, ka kuneti, ase asht biri në shpirt.
4. Zyrtarët emrohen prej ma të Naltës Komandë ase me urdhne të saj, prej Bezirkskomandës së qarkut.
5. Po u muer vesh mbraao se ndonj zyrtar ka arrijtë t’emnohen ndë punë tue diftue dokumenta të rrejshmë apo tue fshehë rrethanat, të cilat mbas parashkrsave e ndalojnë emnimin, atëbotë do të mirrenkundra tij masa disiplinore. 6
6. Emnin bahet me nji dekret ndë të cilin diftohet titulli zyrtar e rroga. Në qoftë se nji zyrtar emnohet perkohesisht atëhere edhe në dekret ka me u shenju emnimi si i tillë.
7. Nëpunsija fillon me diten r te hymit ndë shërbim. Të hymit ndë shërbim fillon rregullisht mbas emnimit ase ma së voni 10 ditë mbas dorëzimit të dekretit. Në rst të nji vonese ma të gjatë, emnimi e bier forcen, në qoftë se mbas 10 ditsh të tjera nuk tregohet plotësisht shkaku i saj.
8. Zyrtari para se të fillojë punën do të betohet qi ka per t’a mbarue mirë detyrën e vet.
9. Zyrtari asht i detyruem të punojë mbas urdhnavet të parvet vet, e në të kryem t’atyne do ët përpiqet me gjith dijen e fuqin’e tij për interesat e zyrës, përkujdesimi i të cilave i Asht vumun për barrë ai do t’i kushtohet sherbimit të vet me gjithë fuqi e me zell, do t’i mbarojë detyrat mbas ndergjegjes, me paansi e pa këqyrun me nxjerrë dobina të vecanta. Kur t’apë gjykimin e vet mbi ndonji çeshtje, do të flasëmbas të drejtës, ligjit e ndërgjegjes.
II
Detyrat e zyrtarëve
10. Zytari asht i detyrum mos me i diftu kujt punët e shehta të zyrës, për posë atyre, me të cilët asht lidhun në sherbime interesa e zyrëslypë qi t’i dijnë. Punë të fshehta janë edhe ato, të cilat i takojnë zyrtarit me i ndie prej këtyne fshehtas e në besë. Për të gjitha këto punë duhet mbajtë nji heshtje e plotë si për arsye të shërbimit ashtu edhe për interesa të tjervet.
Detyra për me i ruejtun të fshehtat e zyrës vijon edhe atëherë, kur zyrtari asht heqë prej zyrës.
11. Zyrtari ka detyrë me e rujtun, si ne sherbim ashtu edhe jasht tij, dejsin e shkallës së vet, tue u mbaht kurdoherë mbas rregullave të disciplinës e tue largue prej gjithë shkaqeve, qi mundet t’a voglojnë nderes e besimin e shkallës së tij.
12. Zyrtari do të tregojë nderim të plotë ndaj të parët e vet e do të sillet njerëzisht me shokët e zyrës, si edhe me ata qi ka nden urdhen. Në marrëdhanje zyrtare me t’interesuemit, do të mbajë nderën e shkallës së tij. Në punë të shërbimit do t u apin ndihmë t;interesuarvet deri mbi at cak qi mundet.
13. Të gjitha dëshirat, paraqitjet e ankimet e vehtore të zyrtarit, të cilat kanë të perpjekun me sherbimin ka me i ba të njoftuna zyrtarisht.
14. Në qoftë se nji zyrtar asht i ndaluem me shkue në zyrë nga semunda, ase nji shkak tjetër i arsyeshëm, do t’i bajë me dije të parit të vet ma t’afërmit. Kur njizyrtar per mirakande e pa arsye të mjaftë nuk shkon nëpunë ma tepër se tri ditë rresht, atëherë përvec pergjegjësisë disciplinore i rrëzohet edhe rroga për kohën qi ka mungue pa arsye.
15. Zyrtari asht i detyruem me ngulë banimin e vet mb’atë vend ku ka zyren.
16. Nji zyrtar nuk guxon me kqyrë ndonji punë tjetër përvec shërbimit të vet e nuk do të mirret me asnjë nëpunësi e cila kundërshton shkallës e dejsisë së yrës qi ka e qi e ndalë ase e ep dyshim se ka për t’a pengue me krye plotësisht detyrat e sherbimit të vet.
Ndonjëpunë tjetër jashtë zyrës e cila ngjatë shumë kohë mundet m’u bamun vetmë me pëlqim të ma të naltës Komandë në Shqipni.
17. Zyrtai nuk do të pranojë për veprimet e veta, qi kanë lidhje me zyrën, dhanti as sende të kushtueshme as dobina tjera. ç’farë do lloji qi të jenë as për vedi as për gjind të vet, të cilat i premtohen drejt për së drejti, ase nderper mjet nji tjetri.
II
Të drejtat
18. Zyrtari i emnuem defenitivishtka të drejtë me pasë rendin e shkallës qi i përket mbas emnimit të tij defenitiv.
Nji zyrtar i emnuem përkohësisht n qoftë se në dekrte s’asht cakue tjetër gja, s’ka të drejtë me kërkue as cmimin definitiv. As m’u lanë mbi atë kambë të përkohshme.
19. Zyrtari i emnum definitivisht ka të drejtë me marrë rrogën mbas shkallës së zyrës qi ka e cila asht caktue në skenë (Gehatchema). P
Po të ndodhë se nji zyrtar ka ndonji vjeftësi të posaçme për zyrë, në të cilën gjinden si m. th. asht i zoi i punës, i përdorshëm edhe besnik, mundet me i u dhanë mb’atësherbim ma e nalta rrogë e kategorisë së tij, për të cilen i epet edhe nji dekret.
20. Në qoftë se në dekret s’asht caktue tjetrë gja, rroga nisë me ditë qi fillohet sfektivisht sherbimi. Rroga e permuejshme paguhet për herë mbas shërbimit të bamun në mbarim të muejit.
Rroga i pritet zyrtarit me diten qi aivdes; nder rasa tjera rroga pritet mb’atë ditë qi lihet puna. Kur bahet ndonji ndrrim rrogë, në qoftë se në dekret s’asht caktue tjetër gja, rroga e re fillon në muej qi vjen e nd’atë muej paguhet vetëm rroga e vjetër.
21. E drejta qi ka zyrtari për shpenzime udhtimesh as për ndonjë pagesë tjetër, do të regullohet mbas parashkresavettë dhanuna mbi ketë çashtje.
22. Zyrtari ka të drejtë me mbajtë titullin zyrtar qi asht shenjne në dekret.
23. Lejpushimi i epet zyrtarit në qoftë se arsyja e paraqitun asht themel edhe se sherbimi nuk e pengon.
Hollësinat mbi këtë çashtje gjinden në rregullore të lejpushimit.
Të kapercyemit e afatit të lejpushimit asht kejt si me mungu prej zyrës për mirakande.
IV
Ndrime sherbimi e të hequn prej si.
24. Ma e nalta Komandë në Shipni mundet m’e shperngulë zyrtarin prej nji vendi nde nji tjetër me atë rogë qi ka. ose me ni tjetër ma të madhe.
Për çdo ndrrim vendi do t’ epet nji dekret në të cilin do të shenjohet titulli zyrtar, rroga e dita e shpernguljes.
25. Zyrtai ka të drejtë m’u heqë prej punës në qoftë se ai s’asht ilidhur me detyra qi kundërshtojnë të hequnit.
Diftimi i të hequnit do të bahet me shkrim smbas udhës zyrtare.
Dorëheqja do të ketë pelqimin e ma të Naltës Komandë në Shqipni e pa të s’mund m’u lanë puna.
E heqmja nga puna asht për t’i ba me dijetë zyrtarit së paku trijavë përpara prej ma të Naltës Komand në Shqipni, në qoftë se në dekret s’janë shtimun tjera vendime, ase interesa e zyres nuk lypë qi ai të largohet pernjiheri prej sherbimit.
26. Zyrtari mundet me qenë i hequn prej shërbimit nga ana e zyrës a pse ai nuk i kryen rregullisht detyrët e zyrës së vet ase per shkak arsyenash tjera m randsi.
V.
Ndeshkimi për lëndime detyrësh
27. Zyrtari qi punon kundra detyrave të shkallës e të zyrës së vet, përveç përgjegjësisë ndaj ligjen ndeshkimore do të gjykohet edhe mbas ndëshkimit të rëndë e të disciplinës, si të ejtë lëndimi i detyrës, i cili asht: kundërshtim rregulle apo faj kunder shërbiit. Këtij kundershtimi ase lëndimi i merren në kujdes edhe damet apo të vumit në rrezik t’interesave të sherbimit, mënyra, randsija e të perseritunit, e madje edje rrethanat tjera, të cilat i napin nji randim të madh.
28. Ndeshkimet për punë kundra rregullës janë:
a) Qortime me gojë ase me shkrim:
b) Gjobë.
Gjoba s’do të kapërcej ndë nji rasë të vetmë Korone 50. Gjobët qi mirren nji zyrtari rrokull njivjet, nuk do të kapërcejnë rrogëne nji mueji. Gjobët hiqen ndë rasat e lypuna prej rrogës në pjesë po jo ma teper se K. 20 në muej. Këto të holla do t’i dorëzohen madje Financës së vendit.
29. Ndëshkimet disciplinore janë:
a) T’ ulunit e rrogës:
b) Të hequnit prej pune
T’ ulunit e rrogës nuk do të gjas më tepër se për tre vjet rresh e s’do të kapërcejë ma tepër se 25% të rrogës së përmuejshme. Per sa të ngjas koha e ndeshkimit me t’ulunit e rrogës, zyrtari nuk mund të ngjitet mbë nji shkallë rroge ma të naltë.
30. C’do lëndim i bamun prej zyrtari kundra detyravet të shkallës e të zyrës e i dedikuem prej auktoritetit (Bezirkskomandës) prej të cilës mvaret, mbasi të jetë krye shoshimet e nevojshme qi vijnë me qitë në dritë aty për aty çashtjen i lajmrohet prej këtij zyrtarisht ma të Naltës Komandë në shqpni.
Po t’a shohë këjo me udhë se lëndimi kundraa detyrës asht për tu ndeshkue mbas gjyqit ndeshkues, e drejton padinë te nji i tillë gjyq edhe len procedurën disciplionre mbas dore deti qi të kryhet proceduar e gjyqit ndeshkuese. Më tjetren anë i ep të paditunit rasë me i dalun zot vendit si me gojë ashtu edhe me shkrim e për posë ëksaj ban zyrtarisht kërkime mbi të gjitha rrethanat e arsyet tjera për shpjegimin e plotë të çashtjës.
31. Në qotë se e shef me udhë ma e Nalta Komandë në shqipni se asht vetem nji kundershtim urdhni atëhere mundet ajo vetë me dhanë nji ndeshkim urdhni, apo i a mbështetë ketë punë bezirkskomandës s’arij vendi.
Ndeshkimet disciplinore munden me u dhanë prej ma të Naltës Komandë në Shqipni.
32. Një nëpunës, kundra të cilit asht hapë nji procedurë me ndeshkim gjyqi apo discipline, në qoftë se mënyra apo randimi i të shkelmes së detyrave e meriton, do të pezullohet (suspendohet) nga puna e nga rroga prej Komandës Ushtrore, nder të cilen gjindet.
Pezullimi merr fund më së voni me të mbaruemit e procedurës diciplinore.
Në qoft se zhduken rrethanat, mbas të cilavet qe shkak tue pezullimi i nji zyrtari, athere pezullimi do të hiqet.
Të hollat e ndaluna prejë pagës në kohë të pezullimit munden me i u kthye zyrtarit vetem atëhere, kur per shkak të vertetimit të pafajsisë së tij, asht heqë procedura disciplinore.
VI.
Rregulla të fundshme.
33. Rregullat e siperpemenduna vihen gjith ashtu në veprim edhe për ata nëpunës të Shqipnisë qi nuk janë në kategorin të zyrtarvet sisherbtorë, ftuesa, et. Këto të drejta e detyra në vend të ma të Naltës Komandë në Shqipni, i kryen vetem Bezirkskomanda e vendit.
Kundra masavet, mbassi të jenë bamun të njohna, mundet m’u paraqitun ankimi brenda 14 ditve, e ma e Nalta komandë ep mandej vendimin e fundshme.
Shkoder, 23 Prill 1917
TROLLMANN, m. p. G. d. I.
(50. A. Zagrebi, Koleksioni i “Lef NOSIT”, Dokumnete historike, serial i botuar më 1924) (VIJON)
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR
Leave a Reply