
Ja cfare thote Sali Berisha ne Facebook ne nje mesazh te tij : –
Qeveria nxit eksodin…Mbi 20000 qytetare largohen ne Gjermani. Kulmi edhe kane kaluar 25 vjet demokraci. Shkak pasiguria per jeten, varferia ekstreme , largime politike nga puna… Iken te gjithe demokratet…tmerr…e frikshme instalim diktatures..
Qeveria nxit eksodin: “Ik nga Shqiperia me thane, nuk duam demokrate….”, me shkruante dje nje qytetar!
Shqiptaret ne eksode masive, ne qershor kerkuan azil politik vetem ne Gjermani 5932 qytetare shqiptare nga 4922 qe ishin ne muajn maj.

Te dashur miq, largimi, eksodi masiv i shqiptareve nga Shqiperia vazhdon me ritme tronditese. Keshtu, sirianet dhe shqiptaret kryesojne listen e kerkesave per azil politik ne vendet e BE. Vetem ne Gjermani ne muajin qershor kerkuan azil politik 5932 qytetare shqiptar apo 20% me shume sesa ne muajin maj, ne te cilin kerkuan azil politik 4922 qytetare shqiptare.
Po rikujtoj ketu perseri se ne vitet pas heqjes se vizave, 2011-2012 te marra se bashku, vetem 430 qytetare kerkuan azil politik ne Gjermani. Shkaqet e ketij eksodi masiv dhe kerkeses per azil politik te qytetareve shqiptare qendrojne ne krizen e rende sociale qe shkaktoi Rama dhe qeveria e tij, duke hequr per motive politike, pa asnje perllogaritje, 20 mije familje nga skema e ndihmes ekonomike dhe shkurtuar nga 46 ne 16 dollare ne muaj kete ndihme per 32 mije familje te tjera.
Shkak i eksodit eshte prishja e diferencuar, ne kundershtim te hapur me ligjin, e 9 mije objekteve, banesave, bizneseve te kundershtareve politik, duke mos ju lene atyre alternative jetese tjeter veçse eksodin dhe kerkesen per azil politik.
Shkaku i eksodit dhe kerkesave masive per azil politik qendron ne arrestimin, sipas statistikes zyrtare, te 38 mije qytetareve shqiptare ne teresi per motive jo ligjore por policeske. Shqiperia sot ka ne paraburgimet e saj me shume te paraburgosur sesa Iraku apo Siria.
Shkaku i largimit masiv dhe kerkesave per azil politik qendron ne nxitjen direkt nga qeveria te largimit nga vendi te kundershtarve politik. Ketu keni nje nga mesazhet e shumta ne te cilat qytetaret denoncojne kete nxitje: “Ju lutem jam shume e shqetesuar..pushtetin sapo e moren ne bashki, socialistet po luftojne bisnesin ne menyra te ndryshme per ta falimentuar…Une jam tatim paguese e rregullt..sot me vjen nje fature e larte per te paguar 500 mije leke te vjetra..Ju them ne tatimet ne Korce qe e kam paguar kete vit..Do paguash prape me thone ose lere bisnesin e ik nuk te japim shpjegime..Po vuajme shume ju lutem cbehet keshtu ne kete vend..Me thane ik nga Shqiperia se nuk duam demokrate ne ketu..Ky eshte vend i komunisteve me thane..Po ku te kerkoj strehim politik? Kam 2 femije ne shkolle, nje ne universitet per drejtesi hidhet ne vit te 3 dhe nje ne gjimnaz, hidhet vit te 2.”
Per Edi Ramen fajin e ka Gjermania qe ka shpallur se ka nevoje per krah pune dhe punonjes te kualifikuar dhe shqiptaret e kane keqkuptuar kete. Ky eshte thjesht mashtrimi i tij i radhes.
Se pari, kete kerkese Gjermania e ka bere prej shume viteve por ne vitet 2011-2012 kerkuan azil politik vetem 430 qytetare.
Se dyti, nuk ka shqiptar qe ngaterron kerkesen per pune me kerkesen per azil politik. Shqiptaret qe po largohen nuk po kerkojne pune tek sipermarres te ndryshem. Por po kerkojne azil politik pasi jane larguar nga nje rregjim qe i perndjek ata ne nje menyre ose ne nje tjeter. Ndaj dhe Kancelarja gjermane i tha Edi Rames ne menyre te perseritur ne reagim ndaj pretendimit te tij absurd se “e kuptoni ju se çfare do te thote te kerkojne azil politik qytetaret e nje vendi kandidat”.
Rama natyrisht e kupton por kjo nuk ka rendesi, pasi paresore per te eshte largimi masiv i kundershtarve te tij nga vendi! sb


Leave a Reply