
Vape
Vrap
Zhurme
Qetesi
Frike
Trimeri
Urrejtje
Dashuri
Hikje
Kthime
Ulurima
Zhgenjime
Ndarje
Takime
Humbje
Gjetje
Ketu
Atje
Ata
Ne
Sh sh sh sh
Vazhdon telenovela
Demonkomunizemkraci
Falsitet e 100 guna
Kthejn parti si tu veje puna
Mos e kujtoni kete date
Me siguri do e beni pis
2 korrik 1990 shpirti rinis
U vra diten qe i kendoj LIRISE
Sot kemi nostalgji per ata qe mbysim
Flasin edhe kur si pysim
Klubi “Flora ” burra plot
Me Tarasin e ca te tjere
Qe hane e pine bar me ere
Liria veshur me jeshile
Sipas kohes con ndonje zile
Kapele roze rri ne hije
Tek tuk ben ndonje selfie
2 korrik 2015
Ibret
Inate
Parti
Une
Ti
Gjithe ai milet pret
Dini gje ku shkuan guret?
Lapidare
…anes Lanes
Te palare nga dhembjet
Te thermuar…te harruar
Guret ku shkuan ku zune vend
Murin qe i mbajti lidhur
…cojne neper mend
Iken levizen gjetke matane atje
Mbetur pa meme e ate dhe
2 korrik 2015
Jam dhe vete…
M.K.
ne kujtim te rinise heroike… brezit te bukur brezit qe mbijetoj gjithshka …atyre qe heshtin se nuk dine te shesin shpirtin
Dedikuar shokeve shoqeve te mija vellezerve te mi…dhe vehtes
Burimi – Facebook


Leave a Reply