Jozefinë, largimi i Lulëzim Bashës nuk presupozon ardhjen tënde. Përkundrazi, Basha humbi se nuk arriti të ndahej nga ju, nga modeli juaj i shëmtuar.Nuk vihet në pushtet me ish liderë, me ish ministra dhe ish funksionarë të dalë boje… Basha duhet të dorëhiqet ndërsa ti, Jozefinë, duhet të heshtësh, përgjithmonë!
Jozefinë, mos u krenoni se keni marrë peng një qytet, se i keni vënë “thesin në kokë” një qyteti që duke pasë frikë nga “qulli i diktaturës” i “fryn kosit” të progresistëve.
Jozefinë ju jeni dhunuesit më të mëdhenj të atij qyteti, ju keni mbjellë atje urrejtjen në vend të dashurisë, injorancën në vend të prosperitetit, kanunin në vend të ligjit.
Jozefinë ju i keni shkatruar simbolet, idolet e atij qyteti. Ju latë në skuta të errëta e të mykta Marubin, ju ja morët shtëpinë Migjenit, shpirtit poetik të qytetit, ju ja morët shtëpinë Gurakuqit, modelit të politikës së atij qyteti, duke i ofruar modelin tënd të shkarravitur që nuk është shumë larg atij të Esat Toptanit. Po po Jozefinë siç e shitët detin në jug fare lehtë mund të shisni edhe në veri por falë zotit nuk kishte të interesuar për blerje dhe i mbajtët për vete… Po fundja njëlloj është, mbase edhe më keq pasi ju i leni djerrë se nuk keni asnjë vision…
Jozefinë, sot Shkodra është akoma nën efektin e “Sindromës së Stocholmit”, por kur të zgjohet dhe të kuptojë se në 25 vjet nuk është udhëhequr nga Enver Hoxha por nga spiunët e tij, nga veqilët e tij, do ju mallkojë brez pas brezi njëlloj si Esat Pashën dhe Knjazin e Cetinjës…
Pamfleti


Leave a Reply