Ju jeni zhvendosur në një qytet tjetër, por e keni lënë partnerin tuaj pasdore. A është e mundshme të mbani një marrëdhënie në distancë të gjatë, si thoni funksionon apo jo?
Ndonjëherë ne nuk kemi alternativë tjetër përveç se të zhvendosemi nga shtëpia, për shembull për shkak të studimeve ose punës në një qytet tjetër. Siç e lëmë pas partnerin tonë ne vendosim të kujdesemi për marëdhënien tonë pavarsisht distancës. Por a është e mundur që të bëhet kjo? Me siguri ju kujtohet thënia e vjetër:” Larg syve, larg zemrës”?
KOHËN QË NUK E KALONI BASHKË:
Mësohuni në mjedisin e ri
Zhvendosja në një vend të ri mund të sjellë shumë probleme. Ju ndoshta nuk njiheni me askënd dhe për këtë arsye ndiheni mjaft i vetmuar. Partneri juaj nuk është atje për t’ju ndihmuar dhe ju kaloni në një fazë shumë të vështirë të përshtatjes. Është shumë e rëndësishme, veçanërisht nëse doni që marrëdhënia të funksionojë, që ju të vendoseni në një mjedis të ri dhe të filloni të bëni që të funksionojë.
Gjej shokë
Mos qëndroni gjatë gjithë kohës në apartamentin tuaj sepse ju do të ndjeheni shumë i vetmuar. Fillo të takosh njerëz të ri, por mos pritni që ju do të gjeni 5 miq të ri më të mirë menjëherë. Është e rëndësishme që ju të takoheni së paku më një ose dy persona që të mund të shkoni në kinema ose kafe me ta. Kjo mënyrë do të jetë më e lehtë që ti kaloni momentet e vështira larg nga partneri juaj, e cila gjithashtu do të bëjë që lidhja juaj të jetë e qëndrueshme.
Bisedoni për ndjenjat tuaja

Ju ndoshta shumë shpejtë do të përjetoni probleme në lidhjen tuaj të largët dhe është më mirë që këto problem të mos i bisedoni në telefon ose email, sepse ju mund të mbyllni telefonin shumë shpejtë ndërsa flisni. Kështu ju nuk mund të zgjidhni problemin kështu që do të bëhet edhe më i thellë. Në vend të kësaj ju duhet të merrni këshilla nga shokët e rinj apo të vjetër ose nga familja juaj, dhe prisni që të bisedoni me partnerin tuaj sy më sy.
KOHËN QË KALONI BASHKË:
Dashuria mund të bëhet edhe më e fortë
Nëse keni patur një marrëdhënie cilësore më parë dhe keni kaluar çdo moment së bashku, ju tani jeni duke u përballur me disa vështirësi dhe pengesa. Por mos e humbni shpresën që në fillim për shkak se një marrëdhënie në distancë të gjatë mund të jetë thelluar dashuria ndaj njëri tjetrit. Ju do të keni nevojë për besimin e njëri-tjetrit, sepse ju nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni njëri-tjetërin gjatë gjithë kohës. Dhe mos harroni ti tregoni se sa shumë i mungoni njëri-tjetërit kur nuk jeni bashkë.
Përdoreni kohën tuaj së bashku
Sa shpesh do ta shihni njëri-tjetërin, sigurisht varet nga vendi që jeni zhvendosur se sa larg është. Pa marrë parasysh se sa shpesh dhe sa i rrallë është, ju duhet të jeni i sigurt se momentet tuaja së bashku do të jenë të këndshme dhe interesante. Marrëdhëniet në distancë të gjatë mund të prishen në të vërtetë shumë shpejtë në qoftë se keni kaluar shumë kohë veç e veç dhe momentet i keni kaluar para televizorit. Planifikoni takimet tuaja më parë, por ende mbaj pak spontanitet.
Mos bëni plane afatgjate
Sigurisht ju mund të caktoni takimin një ose dy javë më parë, por ju nuk duhet të bëni plane për disa muaj, sepse ju kurrë nuk mund të dini se çfarë mund të ndodhë. Nëse ju caktoni gjërat me muaj më parë, do të jetë një zgënjim i madh nëse njëri prej jush papritmas e anulon takimin.
ÇKA NËSE MARRËDHËNIA JUAJ NË DISTANCË TË GJATË NUK FUNKSIONON?
Kur diçka shkon keq…
Ndoshta largësia mes jush bëri që të kuptoni se marrëdhënia juaj nuk është aq e mirë se sa keni menduar ju, ndoshta ju keni takuar dikend tjetër ose ju thjesht keni ndaluar së munguari personin që më parë jeni ndjerë shumë i afërt. Çfarëdo që ka ndodhur, ju duhet të dini se këto marrëdhënie jo gjithmonë funksionojnë. Pra, çfarë të bëjmë në këtë rast?
Bëhu i sinqertë
Marrëdhënia në distancë të gjatë ju mundëson që për të shmangur moment të pakëndshëm të së vërtetës dhe vonesën e të shprehurit se çfarë ndjeni ju në të vërtetë. Por kjo nuk është e drejtë ndaj partnerit tuaj që ndodhet në anën tjetër të shtetit ose edhe më tej, duke pritur për një thirrje tuajën në telefon apo një vizitë. Kjo është arsyeja se pse ju duhet të “picëkoni mollën e thartë” dhe të bëheni të sinqertë në ndjenjat tuaja. Nuk ka kuptim që të insistoni në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme, edhe pse kjo marrëdhënie në distancë të gjatë mund të tingëllojë si shumë romantike…


Leave a Reply