
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, si dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, të premten në Bibliotekën Kombëtarë, është përuruar libri “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore” nga autori Sadik Krasniqi.Në përurimin e librit, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka thënë se Prekazi është një vend që i takon të gjithë popullit shqiptar.
Ndërkaq drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, ka porositur që të kthehemi kah rinia jonë, t’iu tregojmë atyre për historinë, lavdinë dhe qëndresën e familjes Jashari, sepse ka shumë pak informacione të dokumentuara për familjen Jashari.
Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla ka vlerësuar lartë kontributin e këtij libri për historiografinë shqiptare.
Ndërsa autori i librit “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, Sadik Krasniqi, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur botimin e këtij libri.
Ky libër flet për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për komandantin legjendar Adem Jashari, që është maja e Ajsbergut e maja e sakrificës së madhe./Epoka e Re
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply