TREGIM nga Bjorni Runa
Ajo ishte e shtrire, gjysme e zhytur ne reren e laget te bregut te liqenit. Floket i qene hapur ne te gjithe siperfaqen rreth saj, madje edhe disa metra me tej, gjeje shtellunga nga floket e te vdekures.
Lekura i qe zbardhur si e nje fantazme, kurse gjate mengjesit, nga te ftohtet ajo kish marre nje ngjyre blu mavi.
Hetuesit kishin ore qe qendronin aty buze liqenit, me veshtrimin e ngjitur pas trupit te pajete. Nuk gjenin force te mjaftueshme per ta kthyer ate ne shpine, qe tem und t’i shihnin fytyren dhe te benin nje identifikim te trupit. Ju dukej sikur po leviznin trupin e birshte, ngjyre mavi te se vdekures, ajo do te ngrihej; apo edhe me keq, se ndoshta fytyra e saj qe gerryer nga krimbat dhe pamja qe do t’u dilte perpara, do te qe mjaft e frikshme.
Njeri prej hetuesve – i veshur si te tjeret me kostumin e zi, pallton e gjate dhe kapelen rrethore ne koke,- u perkul aq sa dukej sikur hunda e tij majuce do te prekte lekuren e ngrire te kufomes.
Ai terhoqi pak hundet, sikur po thithte me veshtiresi ajrin e renduar nga vdekja, brenda vetes.
Bashke me eren e keqe qe shoqeron cdo te vdekur, ai ndjeu t’i hynte thelle ne mushkeri, nje ere dheu te lagur, perzier me eren e trendafilave ne mengjes. Kenaqesia qe i shkaktuan keto erera, e shtyne te mbyllte syte pergjysme dhe ne fytyren e tij te zymte si nje mengjes i vrenjtur, u shfaq nje buzqeshje qe iu shtua me kalimin e kohes. Ne ate kohe ai pati ndjesine se duhej t’ia shihte patjeter fytyren te vdekures. Aq e forte ishte kjo ndjesi, sa qe ai zgjati duart drejt supeve te saj te zhveshura dhe deshi ta kthente mbare, por e pengoi zeri njerit prej hetuesve te tjere: “Mos e prek, mund te kete ndonje infeksion. Duhet te presim ekipin e mjekut ligjor.”
Hetuesi i pare, u ngrit pernjehere sikur dikush ta kishte permendur nga nje pergjumje e befte. “Ke te drejte.”-tha.
Ne ajer u ndje uturima e motorrit te nje makine dhe era qe perhapte trupi I pajete, u zhduk papritur, sikur te qe trembur nga dicka dhe vendin ia zuri era e benzines. Bashke me uturimen e motorrit, u duk edhe makina. Ajo ndaloi pak metra larg grupit te hetuesve, ashtu e zeze dhe e zymte si gjithcka tjeter e atij mengjesi. Nga vendi i shoferit doli nje burre trupvogel me nje tufe mustaqesh nen hunde dhe barkun qe i varej pak mbi rripin e pantallonave. Ai ju afrua grupit te hetuesve, te cilet ngjanin si nje re e vrenjtur. Ndersa ai hetuesi i pare qe ishte perkulur mbi trupin e gruas se pajete, u afrua ne krah te kundert, i ndjekur nga pjesa tjeter e grupit te hetimit. Hunden majuce, ia preku nje pike shiu. Ai ngriti koken drejt qiellit dhe murmuriti me nje ze te shuar si nga pertej varrit: “Do te filloje shiu. Edhe kjo na kish ngelur manget.” E ngjeshi kapelen rrethore me mire ne koke dhe hyri ne makine. Pas tij hyne edhe te tjeret, si te qene te lidhur me shpinen e tij nga nje fill i padukshem.
Uturima e motorrit te makines e sponte ajrin e lagesht te mengjesit si zukame e bezdisshme mize.
K. (hetuesi i pare), e kish mbeshtetur ballin mbi xhamin e ftohte te makines, ndersa nuk ia hiqte syte liqenit, sikur atje te gjendej pergjigja e hetimit rreth vrasjes se asaj gruas.
Nje buzeqeshje ia pershkoi per here te dyte fytyren dhe ndjeu t’i ngrohej i gjithe trupi teksa kujtonte ate eren e dheut te laget, te perzier me aromen e trendafilave ne mengjes.
***
Kur mberriti ne hotel, ngjiti nxitimthi shkallet drejt dhomes se tij. Ishte e ngushte, aq sa te merrej fryma dhe vinte ere myk, por te pakten -kjo ia bente disi qejfin- kishte pamje nga liqeni.
Ai iu afrua dritares dhe e hapi. Pernjehere, ndjeu eren e mykut te largohej dhe nje fllad nisi te frynte nga liqeni. K. u ul ne karrige dhe mori ne dore nje liber.
Para se te nisej drejt atij qyteti buze liqenit, kish menduar te merrte nje liber cfaredo, sa per te shtyre oret e merzitshme te vetmise ne dhomen e hotelit. Por, sapo e hapi librin dhe u perpoq te lexonte, ndjeu se nuk perqendrohej dot. Keshtu qe, u ngrit serish, veshi pallton e zeze dhe vuri ne koke kapelen rrethore.
Poshte, ne hollin e hotelit i zuri syri shoferin; ne fakt, vetem tufen e mustaqeve te tij.
Negriti cepat e palltos si per te fshehur fytyren dhe vazhdoi te ecte normalisht. Por, ja qe syve vigjilente te shoferit me pak bark, nuk u shpetoi pamja e hetuesit qe doli si hije jashte deres se xhamte te lokalit. Ai u ngrit dhe e ndoqi pas deri ne trotuarin buze rruges dhe aty e ndali.
Hetuesi ndjeu qe prapa kurrizit, eren e duhanit dhe mallkoi neper dhembe se si ne ate qytet fantazmash, njeriu nuk mund te rrinte as edhe nje cast, i qete (e si mund te hiqeshe si fantazme e padukshme mes shpirtrave?).
“Mos u shqeteso,”-i tha shoferit-“dua te eci ne kembe.” Tetri i hodhi nje veshtrim te habitur, qe ne fakt donte te thoshte “si te duash; ti e di.”
Sapo ndjeu qe rruga ishte zbrazur nga makinat, K. zbriti trotuarin dhe u hodh ne krahun tjeter, e pastaj mori rrugen drejt morgut te qytetit.
“Me siguri do ta kene derguar atje.”- mendoi. “Nuk mund ta lene ne shi, buze atij liqeni aq te cuditshem.”
Kur ai arriti ne sallen e madhe te morgut, jashte nisi te binte shi. Ai ju drejtua njerit prej njerezve veshur me te bardha, te cilet nxitonin vazhdimisht ne drejtime te ndryshme, por pa u larguar kurrsesi nga ndertesa. K. U paraqit si hetues dhe pati mjaft veshtiresi per te thene se cfare donte. Aq te veshtire e pati te shpjegohej, sa qe kujtoi se ne te vertete, ai ishte nje i cmendur qe kerkonte dicka e cila nuk ekzistonte dhe se ajo ndertese nuk ishte tjeter vecse nje cmendine dhe ato krijesat e veshura me te bardha, mjeke. “Nese nuk eshte keshtu,- mendoi – “atehere kam vdekur.”
Megjithe veshtiresite qe pati per te shpjeguar se ke kerkonte, arriti me ne fund te merrej vesh me dike, i cili ju paraqit si mjeku ligjor qe po merrej me ate ceshtje.
“Ne katin poshte,”-tha ai dhe u perpoq te buzeqeshte sa per miresjellje, por nuk mundi.
K. tundi koken ne shenje falenderimi dhe zbriti shkallet. Sa me poshte qe zbriste, ndjente brenda vetes nje dhimbje zorresh dhe frike. Kati i nendheshem ishte i ftohte si varr. Merrej lehte me mend se pse, pasi aty ruheshin trupa… Ai nuk e vazhdoi dot me tej mendimin, pasi u gjend perballe nje dere te bardhe, e cila duhej te qe dera e salles ku mbaheshin te kufomat.
Kur hyri brenda, ai ndjeu nje si britme te shurdhet qe e beri t’i merreshin kembet dhe gati sa nuk u rrezua. Ne te dy anet e salles me te gjate se te gjere, qendronin shtreter metalike me disa canta te zeza siper. K. vuri re se pas cdo tri-kater grupe shtreterish, kishte njefare hapsire. Madje, atij ju kujtua se dikur nje mik i tij, i cili punonte ne morg, i kish thene se trupat ndaheshin sipas shkaqeve te vdekjes. Ne fillim nuk e kishte besuar, pasi ai kishte vizituar sa e sa morge per ceshtje hetimore dhe ne asnje prej tyre nuk kish vene re ndonje ndarje…Pervec asaj hapsires boshe pas cdo tri-kater grupe shtreterish. Ndersa tani, fjalet e mikut i dukeshin teper te verteta.
Ne mendjen e tij, ai formoi nje ide te cuditshme per sallen e morgut dhe ndarjet ne grupe te te vdekurve, ju duken si rrathet e ferrit. Ne fillim- ky ishte grupi me i madh prej tete shtreterish,- ishin te vdekurit nga vetmia. Pas tyre vinin-te paket ne numer-te vdekurit nga urrejtja. Ata, ndonese nen cantat e zeza, dukej sikur kishin nje lloj shemtie e percudnimi qe ju dilte edhe mbi to. Me pas, vinin disa grupe te cuditshme qe kishin dhe emertime nga me te cuditshmet.
K. vazhdoi te ecte mes atyre grupeve, duke ndjekur eren e dheut qe perzihej me ate te trendafilave ne mengjes; kurse era e rende e vdekjes nuk ndjehej. Ne fakt, ajo ishte si ajri aty brenda. Vinte nga te gjitha anet dhe pa te, dukej sikur nuk mund te jetoje.
Me ne fund, mberriti mes nje grupi prej vetem dy shtreterish perballe njeri-tjetrit. E gjithe ftohtesia dhe neveria qe i kish ngjallur ajo bote shpirtrash, ndjeu t’i tretej si sheqeri ne uje duke lene vetem embelsine dhe per here te trete brenda dites (gje qe rralle i kish ndodhur), nje buzeqeshje ia pershkoi fytyren.
Ai u perkul mbi canten e zeze ku sipas nuhatjes se tij duhej te qe ajo gruaja e trendafilte qe i kishte ngjallur nje ndjenje te cuditshme, te paprovuar kurre me pare. Hunda majuce sa s’i preku canten, ndersa zgjati doren drejt zinxhirit dhe nisi ta hapte.
Fytyra e saj kishte nje bardhesi qe shndriste megjithe shkelqimin e pllakave te bardha te dhomes.
Ishte e zhveshur (ai e kish ditur kete qekur qe nisur per ne ate vend te neveritshem), por kur e pa ashtu te ngrire e te palevizshme si nje statuje te nje bukurie te rralle, ndjeu t’i merreshin mendte nga kenaqesia. Siper trupit te pajete qendronte nje si re e tejdukshme, qe e kridhte te gjithe dhomen ne ate eren marramendese qe kane trendafilat ne mengjes, perzier me eren e dheut te laget.
K. u perkul edhe me, per t’i prekur buzet mbi fytyren e ngrire dhe te zbardhur si mermer, por ndjeu nje lloj akullsie qe i hyri edhe ne pjeset me te thella te trupit. Per pak kohe, kujtoi se vdiq edhe vete. Nuk shihte e as ndjente gje vec asaj aromes dehese qe nuk i qe ndare gjate gjithe dites.
***
Teksa kthehej ne hotel, perpiqej te kujtonte cdo detaj te asaj dite, qe tashme sapo qe thyer.
Hena ndriconte e plote dhe bardhesia e saj i ngjau K. me fytyren e te vdekures dhe ndersa u ndal nje hop buze liqenit, pa ia hequr veshtrimin pasqyrimit te henes mbi ujerat e tij, u kujtua se ne fakt ai duhej te shkonte ne morg per te zbuluar se nga se kish vdekur ajo gruaja-se ciles ai nuk kish pranuar t’ia mesonte emrin, per ta thirrur gjithe kohes ‘zonja e trendafilte.’
Tani nuk kthehej dot me pas edhe pse ishte gati ta perseriste disa here ate vizite ne rrethin e fundit te te vdekurve. Keshtu qe, u drejtua per nga vendi ku e kishin gjetur trupin e pajete te ‘zonjes se trendafilte.’ Atje rera qe shtypur disi, ndersa era e trendafilave ne mengjes dhe e dheut te laget, nuk ishte tretur ende. Ai u ul ne gjunje ndersa dicka e groposur jo thelle nen rere, i terhoqi vemendjen. Kur e nxorri, pa thjesht nje trendafil te pluhurosur me reren e laget te bregut te liqenit.
***
Ne mengjes, grupi hetimor i atyre zoterinjve kredhur ne te zeza, ishte mbledhur rreth nje tryeze te vetme dhe po rrufitnin ne heshtje kafene e tyre pa sheqer.
Shoferi u afrua duke tundur celesat e makines dhe me nje buzeqeshje gazmore ne fytyre, e cila ju shua sikur te mos kish ekzistuar kurre, kur ndeshi ne fytyrat e zymta te hetuesve.
“Miremengjes.”-tha ai me gjysme zeri sikur te qe duke bere ndonje krim, a thua se t’ju uroje nje mengjes te mire atyre burrave te trishte, ishte sikur t’i thoshe djallit “te ndihmofte zoti.”
Mbikqyresi i hetimeve ngriti koken dhe ia drejtoi shoferit, ata syte e tij te picerruar – tamam sy mbikqyresi, qe nuk lene t’u shpetoje gje. Rreth buzeve kishte nje ngjyre te lehte te perhime, shenje vetmie dhe trishtimi. Ai u mat te thoshte dicka, por duke qene se nuk qe mesuar te fliste zakonisht, nuk mundi te artikulonte nje fjale te kuptueshme.
“Duhet te nisemi.”-tha shoferi si per te ardhur ne ndihme. “Po, ku eshte ai tetri?”
Mbikqyresi i veshtroi ne sy te gjithe koleget nje per nje, sikur personi i cili mungonte, te qe fshehur aty. “Duhet te nisemi.”- perseriti ai fjalet e shoferit dhe tre burrat e tjere u ngriten me levizje te ngadalta. Kurse shoferi i ndoqi pas deri tek makina, duke share nen ze e neper dhembe.
Mbikqyresi u ul ne vend te pare, ne krah te shoferit-ne fund te fundit, ishte nje mbikqyres dhe syte e tij duhej te rroknin gjithcka-ndersa te tre hetuesit e tjere u ulen prapa, pa e fshehur dot nje ndjenje te zbehte kenaqesie, qe ndiheshin me te lirshem pa kryetarin aty.
Uturima e motorrit te makines u shua si nje njeri qe jep shpirt, kur mberriten prane liqenit.
Hetuesit u drejtuan per here te fundit tek vendi ku kishin gjetur dje te vdekuren dhe befas ndalen hapat e fytyrat e ngurta te tyre i pershkoi nje ndjenje habie, kur pane te shtrire ne rere, te zhveshur teresisht, drejtuesin e tyre. Ne doren e majte shtrengonte nje kercell trendafili; aq shume e kishte shtrenguar, sa qe dora i qe gjakosur, por tashme gjaku kish ngrire. Ne fytyre kishte nje buzeqeshje te ngrohte,ndersa nga cepat e buzeve i kish ngrire shkume, si ajo qe hetuesit kishin pare tek shume te vdekur nga helmime te ndryshme. Por, shkuma e drejtuesit te tyre ishte ndryshe. Ajo ishte ne ngjyre roze te lehte dhe nga thellesia e gojes se te vdekurit, perhapej nje ere trendafili.
Shoferi, i cili zakonisht qendronte larg trupave te te vdekurve pasi ata e tmerronin, kete here qe afruar dhe po qendronte perballe hetuesve te ngurte.
Meqenese ata vazhdonin te qendronin pa reaguar aspak, ai u perkul vete per ta ngritur trupin e pajete, pasi nuk duronte dot ta shihte ashtu te zhveshur, te zhgerryer ne rere.
Kur e kapi nga supet dhe e levizi, buzeqeshja ne fytyren roze te te vdekurit u zhduk dhe ai mori nje pamje te trishte. Me teper ishte nje pamje zemerate, pse ia kishin prishur rehatine.
“Kurre nuk i pelqente ta shqetesonin.”-tha mbikqyresi, por kur hetuesit e tjere kthyen syte nga ai, mori serish pamjen e mermerte dhe uli koken ne shenje ndjese.
Ne fakt, kur kish pare ngjyren roze ne trupin e pajete dhe buzeqeshjen e ngrohte ne fytyren e ish kolegut te tij, syte e vegjel, e te picerruar, befas i qene zmadhuar dhe sapo nuhati eren e trendafilit, ndjeu nje te ngrohte qe ju ngjit nga fundi i trupit. Madje, ai pati ndjesine se fytyra i kishte marre gjithashtu nje ngjyre roze te lehte.
Shoferi nderkohe, po terhiqte kufomen e kryetarit te hetimeve drejt makines. E kishte zene nga supet, kurse kembet e leshuara terhiqeshin ne rere duke lene dy brazda qe thelloheshin ne rere.
Teksa e fuste ne pjesen e pasme te makines, nga goja e te vdekurit rane copeza petalesh trendafili.
Burimi – Facebook – Tregime Shqip


Leave a Reply