
Unë mendoj se njerëzit e ngatërojnë vetbesimin me të pasurit e një ego të madhe. Njerëzit që në të vertetë janë me vetbesim nuk kanë nevojë tu shkojnë për rrethi njerëzve dhe tu tregojnë se sa madhështorë janë sepse thjesht ata nuk kanë nevojë për këtë gje… Njerëzit automatikisht njohin madhëstinë e tyre nga sjellja pozitive.
12 gjërat për të cilat njerëzit me vetbesim te larte nuk i bëjnë
1. Ata nuk gjykojnë dhe nuk i përqeshin njerëzit.
Kur dikush është me besim në vete, ata dëshirojnë edhe ju të ndiheni poashtu. Ata janë njerëz të dashur, ata nuk duan që të ju ulin poshtë.
2 Ata nuk kërkojnë vëmendje për hir të vëmendjes.
Ata mund të kenë një jetë të bujshme , njerëz të ciltër ose mund të jenë të qetë dhe të turpshëm. Por edhe nëse një ekstrovert ka vetbesim të lartë, ata nuk kërkojnë vëmendje. ata ndihen mirë në qoftë se e pranojnë atë, por nuk dalin ta kërkojnë aprovimin nga tjerët përshkak se ata vec më e aprovojnë veten. Dhe kjo është gjithcka që ju duhet.
3 Ata nuk mburrem për arritjet e tyre.
Njerëzit me besim krenohen me arritjet e tyre. Dhe ata me të vërtetë duan tu ndihmojnë tjerëve. Por ata i bëjnë gjërat që i bëjnë sepse kanë pasion për të. Ata nuk kanë qëndrim të tipit Shikoni në mua! Shikoni se sa i mirë jam!.
4 Ata nuk përhapin energji negative.
Njerëzit duan që të jenë me ta. Ata nxjerrin energji pozitive. E kundërta me ”vampirat energjik” të cilët nuk bëjnë asgjë vecse thithin jetën nga ju, ndërsa njerëzit me besim e shtojnë atë, nuk e marrin nga ju.
5 Ata nuk flasin vetëm për veten e tyre.
Ata shqetësohen për tjerët, e jo vetëm për veten e tyre. Ata pyesin, interesohen. Ofrojnë këshilla dhe sugjerime në qoftë se kërkohet nga ato. Krijojnë biseda dhe lidhje dy kahshe.
6 Ata nuk i komplikojnë gjërat.
Ata nuk e bëjnë mizën elefant. Janë të qetë dhe veprojnë racionalisht për të mirën e të gjithëeve mendojnë. Kjo përfshin thjeshtëzimin e gjërave kështu që problemet të zgjidhen me një mentalitet ”ekipi”, e jo të atij ”un” vs. ”ti” mentalitet.
7 Ata nuk përqëndrohen në atë që nuk e duan.
Në qoftë se fokusohesh vetëm në atë që nuk e don, do të fitosh vetëm atë që nuk e don. Njerëzit me besim shohin në anën pozitive të gjërave dhe janë mirënjohës. Ata vendosin qëllime, mbajnë vizion pozitiv për dëshirat e tyre , dhe marin aksion dhe shkojnë pas tyre.
8 Ata nuk mbajnë qëndrim të plotë për veten e tyre.
Njerëzit me besim nuk i zgjasin qëndrimet e tyre. Në vend te kesaj , ata leshojne dashamirësi dhe ngrohtësi. Ata duan që ju të ndiheni mirë me veten e tyre në vend që të ju tregojnë sesa të mrekullueshëm janë.
9 Ata e mbajne fjalen.
Kur dikush thyen fjalen, mërzit njerëzit tjerë. Njerëzit me besim e dinë këtë. Ata nuk duan që njerëzit tjerë të ndihen keq. Prandja ata bëjnë gjithcka që duhet që mos ta thyejne ate në qoftë se e kanë thene se do ta mbajne.
10. Ata nuk turperohen nga dështimi.
Njerëzit me vetbesim të lartë e dinë se nuk ekziston një gjë e tillë sic ështe dështim. Ka vetëm leksione për tu mësuar. Dhe kur dështimet vin, ose më mirë leksionet, ata e dinë se do të përmisohen për më mirë. Nuk gjykojnë veten negativisht. Ata thjeshtë thonë : ”faleminderit për leksionin” dhe vazhdojne.
11 Ata nuk humbin kohë në gjëra që nuk kanë rëndësi.
Njerëzit me besim e dinë se cka është me rëndësi në jetë. Njerëzit kanë rëndësi. Ata i japin përparsi kalimin e kohës me njerëzit e dashur sepse jeta për këtë është. Gjithashtu ata nuk mërziten për gjërat e vogla. I vendosin gjërat në një perspektivë dhe kanë mirënjohje për gjithcka.
12 Ata nuk përqëndrohen në negativen.
Në përgjithësi, njerëzit me besim në vete janë optimist. Ata janë të lumtur. Ata shohin se cka është e mirë, e jo cka është e keqe. Ata fokusohen në atë se cka mund të shkojë mirë, jo se cka mund të shkojë keq. Ata nuk jetojnë me negativizëm. Në vend të kësaj, shohin gjërat pozitive në cdo situatë.


Leave a Reply