Pershendetje miq te stafit Living, e lexoj shpesh rubriken tuaj dhe kam vene re qe historite jane nga me te ndryshmet, por asnje histori nuk ka qene si e imja, apo e ngjashme. Jam sigurte per kete.
Gjithçka ka nisur 6 muaj me pare, pas marteses se motres sime. Ajo kishte 3 vjet e fejuar dhe perpara gjashte muajve u martuan. Si te gjithe çiftet e reja edhe motra ime dhe kunatin donin nje femije dhe sipas thenieve te tyre kishin rreth nje vit qe tentonin qe motra te mbetej shtatzene, por pa ia arritur. Menjehere pas marteses ata nisen te benin analizat dhe vizitat tem mjeku gjinekolog, per te pare se çfare duhet te benin qe me ne fund te kishin nje femije. Pas vizitave te hollesishme, mjeku i tha motres se ajo kishte problemin dhe nuk mund te bente femije. Mund ta imagjinoni se çfare drame ishte kjo per motren time, e cila eshte vetem 25 vjeçe. Muajt e pare kaloi ne depresion, por familja ime dhe bashkeshorti e kane mbeshtetur shume per te dale nga ajo gjendje stresi qe kaloi. Pas trajtimeve me psikolog dhe neve qe i qendruam afer ne çdo moment me ne fund motra kaloi me te keqen dhe tani eshte pak me mire. Per kete jam ndjere tejet e lumtur dhe e gezuar, qe motra u be pak me mire, pavaresisht se me dhemb ne shpirt qe ajo nuk mund te perjetoje emocionin e memesise. Gjithsesi problemi, apo shqetesimi im erdhi tre jave me pare, kur motra erdhi ne shtepine time bashke me kunatin dhe kerkuan qe te flisnin me ne. Ata na thane se do donin shume qe te kishin nje femije dhe meqenese nuk kane qejf te adoptojne dike, atehere shohin si zgjidhje dhe mundesi qe une te bej nje femije posaçerisht per ta. Une jam e martuar dhe kam dy femije, nje vajze dhe nje djale. Nga kjo kerkese te them te drejten u shokuam edhe une edhe bashkeshorti, ndersa ata na kerkuan qe te mendoheshim dhe kur te ishim gati t’ju jepnim nje pergjigje. Gjate bisedes motres dhe kunatit iu mbushen syte me lot, ndersa une ndihesha tmerresisht keq per hallin qe kane ata, por edhe per kerkesen qe na bene neve. Nuk e imagjinoj dot qe te mbaj nente muaj ne bark nje femije dhe t’ia jap dikujt tjeter. Kjo situate eshte me te vertete e rende dhe nuk di çfare te bej. Motra me dhimbset ne shpirt dhe dua me gjithe zemer qe ta ndihmoj, por edhe keshtu nuk e kisha imagjinuar se do ndihesha ndonjehere. Nuk jam vene asnjehere ne nje pozite te tille gjate gjithe jetes sime. E diskutojme kete teme çdo dite prej tre javesh dhe akoma nuk kemi arritur qe te bindemi se, cila eshte gjeja me e drejte per t’u bere. Ndjehem shume ne ankth dhe kam thuajse tre jave pa gjume. Motra me telefonon thuajse çdo dite duke qare dhe me thote se ndjehet bosh dhe e panevojshme, ndersa une nuk e di nese mundem ta perballoj diçka te tille. Kam pyetur disa njerez per kete histori dhe kam kerkuar mendim se çfare duhet te bej une, por askush nuk me jep nje pergjigje, me thone se eshte nje vendim qe na takon vetem neve. Bashkeshorti im thote se, nese pranojme do jete e veshtire dhe do ta kemi pishman gjithe jeten, pasi do ta shohim femijen tone te rritet dhe nuk do te na therrase nene e baba. Ai me thote se duhet te mendohemi mire, pasi nuk do kemi asnje te drejte mbi ate femije dhe çfaredo qe te ndodhe kur ai te rritet ne do ndjehemi keq, apo sikur diçka na mungon. Ai ka te drejte per kete, por une dua qe ta ndihmoj motren time. Uroj qe te marr edhe nje këshill nga ju miq pasi ndihem ne dilem te plote, dhe tmerrësisht keq. Shpresoj qe dikush me ndonje eksperience te ngjashme te me jape nje mendim se si behet diçka e tille dhe si ndjehesh kur e dhuron ate femije qe e ke ushqyer me gjakun tend per 9 muaj.
PO JU SI DO TE VEPRONIT ?
Komente
Klodiana Kryeziu Zace · Jurist at Gjykata E Apelit Tirane
Me vjen vertet shume keq per problemin e motres tuaj,nese do te gjendesha ne situaten tuaj pavaresisht deshires per ta ndihmuar motren une nuk do te mundesha kurrsesi ta beja nje gje te tille. Femija eshte gjaku yt, eshte shpirti yt dhe nuk.mund ta imagjinoj kurre tja bej dhurate dikujt qofte edhe motra ime ne rastin konkret. Motra juaj do te ishte shume mire qe te drejtohej dhe te biresonte nje femije te braktisur nga prinderit sesa femijen e motres se vete prinderit e te cilit jam e bindur qe do te vuanin gjithe jeten nese do ta benin nje zgjedhje te tille.
Valbona Troka · Milan, Italy
Nuk do mendohesha 2 here patjetre qe do e beja nje femije per motren time,Motra eshte shpirti ime nuk mundem te mos e beje,dua femijet e motrave te mija njesoj si femijen tim, e idem edhe ato duan femijen tim me gjithe shpirte.do tja besoja femijen motres sime me sy mbyllur e me me sy mbyllur do e lindja nje femije per motren time vetem ta shikoja te lumtur
Aida Shamku · Luigj Gurakuqi University of Shkodra
Do motren me shume se femijen tend,I mohon nje femije prinderit vetem qe motra te jete e lumtur? Po tallesh ti? Cfare Nene je ti?
Hoti Elda · Works at Tirana, Albania
Nje situate e veshtire. Une jam edhe moter edhe Nene. Kam dy motra dhe jam shume e lidhur me the dyja. Me dhimbje e them do ishte me more te adoptonin nje femije qe vu an per dashurine e day prinderve. Kjo zgjidhje mendoj she eshteme e Mira per the dy ciftet.
Valentina Bezhani ·
Per mendimin tim po e bere do behehesh shum pishmente dhe do kesh shume probleme ne te ardhme me motren tende kjo edhte e sigurt pasi
Thuaj motres qe te adoptoj kjo do ishte zgjedhja me e mire
Pastaj te beje nje femije per motren do shkatronte psikologjine e femijve te tu
A ke menduar per 2 femijet e tu !? Si do e perjetonin ata !!,, pyet veten dhe do e gjesh vet pergjigjen e cila do te japi siguti dhe forze ti thuash motres tende se jooo
Valbona Troka · Milan, Italy
Zonja Aida,se cfare nene jame une ju as qe mund ta imagjinoni nuk e besoj te arrini ta kuptoni pasi vetem nje nene ka humanizem e shpirt te madhe(sidomos kur behet fjale per Motren)nejse po ju pergjigjem pyetjeve tuaja (edhe pse sja vlene)Dua femijen tim njesh me motren time sepse jemi nga i njejti gjak nga i njejti shpirte.nuk mohoj asnje femij anje prindi sepse femijen e bej per vete ashtu si e bej dhe per motren sepse ja besoj asaj,sepse e lumturoj motren time .si mundem te kem kete mundesi dhe mos ta bej? si mund ta shoh motren ne sy ,kur pata mundesi ta lumturoj e nuk e bera?Une nuk tallem. Sepse ne kete jete sikur te na ndodhi nje fatkeqesi mua bashkshortit time(larg qofte)kujte me shume se motres do ja besoja femijet e mi.megjithate kujdes kur pergjigjeni sepse une nuk hapa nje debat ketu shkruajte mendimin tim thjesht per zonjen ne fjalee jo per komentuesit Ky eshe mendimi ime ne lidhejen qe une kame me motrat e mija me familjen time. NE JEMI 1.pershendetje.
Aida Shamku · Luigj Gurakuqi University of Shkodra
Nuk po te paragjykoj kur them cfare Nene je ti, mund te jesh e shkelqyr por nuk mund the pajtohem me asnje qe pranon tja jape femijen dikuj tjetri. Jam e sigurt qe ti je Nene e mire,tu tregojme edhe te tjerave te jene nena te mira e te mos i braktisin femijet,as per motren e as per njeri ne bote.
living.al


Leave a Reply