
Galaktika Poetike “ATUNIS”
Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim!
Agjencioni “Floripress”nga Prishtina, shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit : Ismet ( Avdi) Qorraj / Editori: Flori Bruqi
Posted on March 4, 2015 0
Njoftim
Agjencioni “Floripress” nga Prishtina, shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit : Ismet ( Avdi) Qorraj (21 janar 1968- 28 mars 1989) i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars 1989.
1907581_10153611789419908_3050218380989707451_n
Ismet ( Avdi) Qorraj
Trimëria e dëshmorit 21 vjeçar, Ismetit është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës Ilire!
Ai shkojë në përjetësi si dëshmor, ashtu si jetove, i nderuar, bujar, i urtë dhe trim.
Atëditë në këto demostrata u vranë nga forcat serbo-malazeze pesë trima deçanas …
Flijimi i tyre ishte ideal i nisur që moti.
Dëshmorë atë ditë me shi ,furtunë , gazë lotsjellës e plumba dum-dum ranë heroikisht në logun e betejës Ismet Qorraj nga fshati Carrabreg ,Sali Hadergjonaj nga fshati Voksh, Agim Kukleci nga fshati Isniq, dhe Mujë Mehmetaj nga fshati Maznikë.
Ata ishin në sy te armikut gjakatar që u ndoqën dhe u vranë në Demostratat e para për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës -Republikë. Ata kishin një ideal e ajo ishte Liria dhe pavarësia e vendit tonë të larë në gjak.
Të dashur letrar shqiptar,
Ju poezitë dhe Tregimet për vendin e parë,dytë dhe të tretë për Konkursin letrar gjithëkombëtar “Ismet Qorraj ” mund ti dërgoni deri më datën 25.03.2015 ora 15:00 me internet.
Shpërblimet janë:
1.Vendi i parë 350 euro
2.Vendi i dytë 300 euro
3.Vendi i tretë 250 euro
Poezitë dhe tregimet do të vlerësohen nga Komisioni Letrar (shkrimtar më reputacion kombëtar nga trojet shqiptare) .
Libri me poezi për Ismet Qorrajn ,do të botohët në në kuadër të Edicionit kombëtar në internet të Agjencionit “Floripress” gjegjsisht nga Fondacioni i kompanisë ndërkombëtare “Flomed”,me seli në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të vdekjës së këtij timi nga fshati Çarrabreg i Deçanit.
Poezitë dhe tregimet duhet ti dërgoni me Postë elektronike ( me emër dhe mbiemër).
Poashtu duhet me atachment të dërgoni një fotografi dhe biografi(deri 20 rreshta) në këtë adresat elektronike deri me datë 25 mars 2015.
Poezitë dhe tregimet e shpërblyera (do të publikohën sipas abc-es së emrave dhe mbiemrave të shkrimtarëve) në Faqën zyrtare të facebooc .com ; në faqën zyrtare të Agjencionit “Floripress” si dhe libër prej 3000 kopjeve me titull “Ismet Qorraj-Pishtar i lirisë”(Poezi dhe Tregime).
Libri do të botohet në kuadër të jubileut 26 vjeqar të këtij trimi Deçanas.
Postimi i shkrimeve pranohet prej datës (3.3.2015 deri me 25.3.2015 ora 15:00) në këta e-maila :
floribruqi@live.com
floribruqi@yahoo.com
ptcflomed@yahoo.com
Me respekt,
Agjencioni Floripress

Flori Bruqi
Editori : Flori Bruqi


Leave a Reply