
Martesa më e shkurtër e një personazhi të njohur është ajo e Britney Spears dhe Jason Alexander. Çifti qëndroi i martuar vetëm 56 orë. Ata ishin miq në shkollë të mesme.
Macaulay Culking (aktori i filmit “I vetëm në shtëpi”) dhe Rachel Minor u martuan në moshën 17-vjeçare.
Ceremonia e martesës më e madhe u zhvillua në Jerusalem në vitin 1993. Rreth 30 mijë persona morën pjesë në dasmën hebreje.
Bishti më i gjatë i fustanit të nusërisë i përkiste një nuseje gjermane. Bishti i fustanit ishte 156 metra i gjatë.
Fejesa më e gjatë ishte ajo mes Octavio Guillen dhe Adriana Martinez. Ata qëndruan të fejuar 67 vite.
Rekordin si nusja më e vjetër në botë e mban Minnie Munro. 102-vjeçarja nga Australia u martua me një burrë 82 vjeç.
Living.al


Leave a Reply