
Ky ka qenë vendimi që gjykatësja e Gjykatës në Pordenone të Italisë, Patrizia Botteri, ka vendosur për Ornella Mutin, e cila është shpallur fajtore për mashtrim dhe këshillimin e një mjeku për falsifikimin e një certifikate të sëmundjeve.
Tetë muaj burg dhe një gjobë prej 600 eurosh ka ardhur në drejtim të aktores italiane Ornella Mutti, e cila duhet të paguajë një shifër prej 30 mijë eurosh nëse kërkon të mos kryejë dënimin në burg.
Ky ka qenë vendimi që gjykatësja e Gjykatës në Pordenone të Italisë, Patrizia Botteri, ka vendosur për Ornella Mutin, e cila është shpallur fajtore për mashtrim dhe këshillimin e një mjeku për falsifikimin e një certifikate të sëmundjeve.
Më 10 dhjetor të vitit 2010, aktorja duhej të luante në një pjesë teatrale në teatrin e Pordenones, por nuk është paraqitur në shfaqje, për shkak të një problemi shëndetësor, të cilin e ka dokumentar nëpërmjet certifikatës së sëmundjes.
Në të njëjtën ditë, aktorja ishte e ftuar në një darkë bamirësie në San Petërburg, nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Puttin dhe aktorit Kevin Costner.
Dëmet që aktorja i ka shkaktuar teatrit nëpërmjet mosprezencës së saj në shfaqje, do të paguhen veçmas dhe nuk kanë lidhje me gjobën e vendosur kundrejt saj apo dënimit me burg.
yllpress.com


Leave a Reply