
Martesa me sa më pak shpenzime, është një tendencë e momentit. Kjo ndoshta për shkak të krizës ekonomike, buxhetit të kufizuar në dispozicion, ose ndjenjës së kursimit më të fortë sesa ajo e shpërdorimit. Nëse keni vendosur të mos merrni një planifikues dasmash, atëherë duhet të bëni një listë prioritetesh.
– Ftesat. Ftoni vetëm njerëzit më të rëndësishëm. Ka ikur koha kur në dasma ftohen edhe njerëz të cilët as nuk e dije që ishin pjesë e fisit.
– Fustani. Dihet që veshjet e dasmës janë të shtrenjta, por mund të hidhni një sy edhe nga koleksionet e vitit të shkuar ose t’i merrni në një outlet.
– Unazat. Floriri kushton. Një zgjidhje simbolike do të ishte përdorimi i unazave të vjetra të familjes, që trashëgohen brez pas brezi. Perëndimorët e kanë traditë këtë. Një zgjidhje tjetër, mund të jetë krijimi i një unaze të personalizuar nga varëse, vëthë apo bizhuteri të tjera që nuk i përdorni prej vitesh.
– Lulet. Për të kursyer, buqetat dhe dekorimin e ambientit mund ta bëni vetëm me lule të stinës.
– Fotografi dhe muzika. Për këto detyra të rëndësishme, zgjidhni më të talentuarit e fisit. Mjafton që aparati fotografik të jetë profesional dhe listën muzikore ta zgjidhni ju.
– Salla. Për ta gjetur me një çmim të arsyeshëm, mos e rezervoni në sezonin e dasmave. Kështu do të keni më shumë shanse të përfitoni në çmim.
Këto ishin disa sugjerime që mund t’i merrni në konsideratë, por nuk duhet të hiqni dorë asnjëherë nga detajet që kanë rëndësi dhe janë të pazëvendësueshme për ju.
Living.al


Leave a Reply