Megjithëse njerëzit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka disa pika të përbashkëta që vlejnë pak a shumë për të gjithë. Kur bëhet fjalë për të joshur një mashkull, femrat janë të gatshme të bëjnë çdo gjë. Por ka disa gjëra, që ndoshta nuk i dinë. Ja disa sekrete për të joshur një mashkull, fakte të cilave, ata nuk u rezistojnë dot:
Meshkujt pëlqejnë femrat që shijojnë ushqimin
Po, meshkujve nuk u pëlqejnë femrat që bëjnë naze në ushqim apo që konsumojnë vetëm sallatë për të ruajtur linjat. Femrat që nuk krijojnë probleme gjatë ngrënies së një darke, por i shoqërojnë meshkujt dhe ndajnë të njëjtat shije me ta, janë më tërheqëse. Sipas meshkujve, entuziazmi për ushqimin reflektohet edhe në shtrat.
Meshkujt preferojnë femrat tolerante karshi rregullave
Femrat “e përsosura” që duan rregull në gjithçka, nuk janë tërheqëse për meshkujt. Atyre u pëlqen pak rrëmuja në dhomën e gjumit apo në kuzhinë. Sepse kjo tregon, që femrat nuk e vrasin mendjen dhe të shtyn ta shijosh momentin, pa u menduar shumë për pasojat. Sipas dr.Kerner, femrat nuk duhet të humbasin shumë kohë me dilemën “çfarë të veshim”. Një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë e rastësishme, është një veshje shumë tërheqëse për meshkujt.
Meshkujve ju pëlqen kur flisni për pasionet tuaja
Një mashkull, edhe pse ndoshta nuk ndan të njëjtin interes me ty, e tërheq mënyra se si ti flet me pasion për diçka që të pëlqen. Ai e vlerëson femrën e zgjuar, interesante dhe që i përkushtohet pasioneve të saj, pavarësisht nëse i pëlqen partnerit apo jo.
Living.al
Leave a Reply