
Marrëdhëniet në një çift nuk janë gjithmonë ditë me diell. Gjatë lidhjeve dhe martesave dalin disa faktorë të cilët në raste të caktuara mund të jenë stresantë dhe mund të ndikojnë në marrëdhënien në çift.
Fëmijët, problemet me paratë, me punën dhe pasiguria janë disa faktorë që ndikojnë tek një lidhje.
Paratë. Problemet financiare shkaktojnë stres në një marrëdhënie. Një arsye se pse çiftet grinden është edhe mënyra si shpenzohen këto para, pasi partnerët mund të mos bien dakord për mënyrën e shpenzimit. Gruaja ka një pikëpamje të ndryshme për paratë, ajo i sheh ato si mjet sigurie dhe është më e dhënë pas kursimit.
Pasiguria në çift. Nëse një prej partnerëve nuk është i sigurt në lidhjen e tij, kjo do të shkaktojë stres në çift. Sipas një studimi të publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, kur partneri është i pavendosur, ai ka tendencën ta shohë partneren e tij me sy negativ në veprimet e saj, dhe e kundërta. Pra, kur partnerët janë të pasigurt për njëri- tjetrin ata keqinterpretojnë lehtësisht mendimet dhe sjelljet e njëri-tjetrit.
Living.al


Leave a Reply