
Sekretari belg për azilin dhe emigracionin Theo Francken, Theo Francken, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit vendorë në Shkodër, me të cilët ka diskutuar për çështjen e azilit.
Gjatë këtij takimi, Francken ka theksuar se kërkesat për azil janë shumë të larta, që sipas tij arrijnë deri në 500 në muaj, ndërsa ka deklaruar se 90-95% e këtyre kërkesa i përkasin rajonit të Shkodrës.
Francken u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të rrisin vëmendjen ndaj abuzimeve me liberalizimin e vizave.
“Në Belgjikë ka rreth 500 kërkesa në vit për azil nga Shqipëria. Dua ta përsëris edhe njëherë që Belgjika nuk është vendi ku është bërë deti kos. Po konstatojmë që numri i personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave mbetet njësoj ose rritet nga viti në vit dhe kjo do të thotë që gjendemi përballë një problemi shumë të madh. Shqipëria duhet të punojë për të parandaluar abuzimet me liberalizimin e vizave që mbetet ende një pikë delikate. Për këtë arsye kam ardhur këtu në Shkodër që Shqipëria të vazhdojë të jetë në sistemin e liberalizimit të vizave”, tha zyrtari i lartë belg.
Ai tha se shqiptarët që dëshirojnë të shkojnë në Belgjikë ose ata që kanë hyrë dhe qëndrojnë në territorin belg në mënyrë të paligjshme nuk kanë shanse të marrin leje qëndrimi në këtë vend.
Sa u takon arsyeve dhe shkaqeve që shtyjnë shumë persona të kërkojnë azil, Francken tha se këto raste heton në mënyrë shumë të hollësishme nga shërbimet belge të azilit.
Në fund ai ka thënë se fluksi i madh i kërkesave po në rrezik liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptar.
/Shekulli Online/


Leave a Reply