
Dëshira për marrëdhënie është vështire të ketë të njëjtin intensitet e të mos ndryshojë me kalimin e kohës. Është diçka që ndodh tek të dy partnerët, por sot do të fokusohemi te femrat. Ne një moment të caktuar të marrëdhënies, femra nuk ka më atë dëshirën për të kryer marrëdhënie si më parë, pavarësisht se dashuria për partnerin nuk ka ndryshuar.
Edhe vetë ato nuk kanë një shpjegim specifik perse ndodh kjo. Nuk është e drejtë që të silleni sikur gjithçka shkon mirë, por as të nxitoheni të nxirrni konkluzione. Zgjedhja më e mirë është të mendoni si mund ti përmirësoni gjerat sepse mund të jetë thjesht diçka momentale dhe e riparueshme.
Ja disa nga arsyet pse femrat nuk kanë të njëjtën dëshire si më parë:
1. Rutina e përditshme
Duhet ta pranoni që rutina e përditshme me partnerin nuk ju bën më të fantazoni si më parë për trupin e tij. Sipas Proff. Roberto Pani, psikoterapeut dhe psikoanalist ne Universitetin e Bolognes, “të bësh gjithçka bashke, të rrish përditë bashkë, në fillim duket tërheqëse dhe eksituese, por me kalimin e kohës kthehet në një rutine dhe ndryshon edhe imazhi që keni për partnerin e limituar brenda ambientit të shtëpisë. Kjo çon në pak fantazi dhe madje me kalimin e kohës mund të mos keni fare dëshire për seks me partnerin, pavarësisht se e dashuroni si ditën e parë.”
Disa femra deklarojnë se seksin e shohin të programuar si një nga gjërat që duhet bërë gjatë ditës ose më keq akoma si një detyrë që duhet kryer.
2. Mungesa e komunikimit
Nëse nuk i flisni më njëri tjetrit me entuziazëm, ngrohtësi, nëse nuk shprehni ndjenjat e juaja ashtu si dikur apo nëse nuk përkëdhelni me njeri-tjetrin, rrjedhimisht edhe raportet intime do jenë më të ftohta e më të rralla. Më saktë, mungon bashkëpunimi.
Pa përmendur rastet kur komunikimi degjeneron në prepotencë, arrogance apo vulgaritet. Ne këto raste jo vetëm qe nuk ekziston dëshira për seks, por gjithashtu tregohet një mungese kujdesi, ndjeshmërie e respekti ndaj partnerit.
Femrat mërziten nga një raport seksual mekanik. Ato kane nevoje për vëmendje dhe i pëlqejnë lojërat paraprake ne shtrat.
3. Ai nuk është me “Princi i Kaltër”
Në përgjithësi në një marrëdhënie prej një kohe të gjatë, dëshira mund të ulet sepse femra nuk e sheh më partnerin të idealizuar si “Princi i Kaltër”. Diskutimet e shpeshta, mendimet e ndryshme, gjykimet e kritikat mund ta transformojnë imazhin e partnerit. Këto perceptime psikologjike reflektohen edhe në jetën seksuale. Dihet që seksi është komunikim dhe nëse ky mungon, atëherë mungon dhe dëshira për marrëdhënie.
4. Kur trupi i partnerit ndryshon
Dëshira ndaj partnerit zbehet kur ky i fundit pëson ndryshime në trup si psh, shëndoshet shumë në krahasim me çka qenë, ose dobësohet në mënyrë drastike.
Një tjetër faktor është edhe plakja, por edhe kurat e tepruara estetike ose operacionet plastike, e ndryshojnë imazhin prej “mashkulli” qe kishte partnerja.
Por pengesa mund të sjellë dhe vetë femra, e cila nuk ndjehet më e bukur dhe tërheqëse. Të mos ndjehesh mirë me trupin tënd rrjedhimisht ul edhe dëshirën për seks.
Living.al


Leave a Reply