
Puthja është një gjest dashurie, por dhe një mënyrë për të thënë të kam xhan; ti je shumë për mua ose më ke munguar shumë etj..
Janë disa lloj puthjesh, ku çdo njëra ka një kuptim ndryshe: mendoni ato që shkëmbeni me një shoqe ose puthjet që shkëmbeni me nënën. Gjithashtu dhe në një çift janë puthjet e lamtumirës, pasioni etj. Kurse kuptimi që ka puthja në buzë varet nga personat dhe nga vendi se ku ndodheni.
Në vendet perëndimore, për pjesën më të madhe është një gjest miqësie ose dashurie. Në të kaluarën është përdorur për të lidhur një kontratë dhe nuk ka të bëj fare me rastin e ceremonisë së martesës, ku zyrtarisht i thuhet dhëndrit : “Tani mund të puthni nusen”.
Në epokën romantike, ky lloj gjesti e bënte të fejuarën, të vetmen trashëgimtare të partnerit. Kështu mund të gjejmë rëndësinë e vlerës, jo vetëm simbolin e kësaj shenje. Puthja është përdorur dhe në shume fe, si simbol respekti. Mendoni për hebrenjtë që puthni murin e të qarës ose të katolikëve që puthin unazën e Papës.
Në periudhën moderne, puthja u bë një mënyrë për t’u përshëndetur. Shkëmbehej një puthje në faqe: ne raste të tjera për marrëdhënie shumë të forta jepen 2-3 puthje në faqe. Në Rusi, ekziston puthja e famshme në buzë, i cili karakterizohet si një gjest pa asnjë keqkuptimi, pra që ndahet dhe nga meshkujt. Por nuk është kështu në të gjithë botën. Janë disa zona të planetit që është e ndaluar të puthesh.
Ekzistojnë disa puthje që nuk parashikojnë kontaktin me gojën. Për shembull eskimezet fërkojnë hundën, ndërsa në Tailandë Afrohet maja e hundës afër cepit të buzës së partnerit dhe i merret erë (ose jo). Më pas janë Trobiander, një popull që ka prejardhjen nga Papua Nuova Guinea, që me puthjen kanë kuptimin e kafshimit të vetullës dhe të flokëve të partnerit. Shumë romantike apo jo?
Living.al


Leave a Reply