
Në një martesë shikohet ndikimi i faktorëve pozitivë dhe negativë të cilët përcaktojnë nëse një martesë ose lidhje është e lumtur apo është në krizë. Më poshtë po ju listojmë disa prej faktorëve negativë që luajnë rol në vështirësinë e marrëdhënieve në një martesë.
Buxheti dhe harxhimet. Shkaku kryesor i grindjeve bashkëshortore, pas seksit, janë paratë. Në fillim të martesës është vështirë të bashkohen dy buxhete dhe të harxhohen me përgjegjësi. Më lehtë do të jetë nëse keni një qëllim të përbashkët, p.sh blerjen e banesës, apo veturës.
Jeta me prindërit. Raporti me prindërit e partnerit bashkëshortor paraqet një sfidë të vërtetë. Problemet më të shpeshta kanë të bëjnë me vizitat e paparalajmëruara dhe me përzierjet në edukimin dhe rritjen e fëmijëve. Më së miri është që të veni kufij të qartë, natyrisht në bashkëpunim midis bashkëshortëve. Por, këto rregulla duhet të vlejnë, si për prindërit e tij, po ashtu edhe tuajt.
Monotonia në shtrat. Me kalimin e kohës, seksi në martesë bëhet rutinë. Mungesa e epshit, problemet shëndetësore, mungesa e gjumit dhe stresi, mund të ndikojnë negativisht në jetën seksuale.
Living.al


Leave a Reply