
Sipas aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, për kosovarin që fle rrugëve të Londrës, për të siguruar para për shërimin e vajzës së tij, deri tani janë mbledhur rreth 10 mijë euro.
“Një lajm i mirë: Aliu nga Pokleku në Londër, që ia bana share postimit të Yll Latifit dje, është gjetë edhe po i ofrohet ndihmë. Jam shumë i gëzuem me këtë lajm. Me sa e kuptova, ishin mbledhë nja 10,000 euro me i ndihmue vajzës së tij. Nuk jam shumë i sigurt. Veç e di se janë angazhue njerëz me i ndihmue, e që kjo më gëzon…”(sic), ka shkruar Ismaili në Facebook.
Mediat kanë raportuar dje për një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj.
Sipas mediave, ai po fle nëpër trenat e Londrës – Anglisë ia ka mësyrë për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit e shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë.
GazetaExpress


Leave a Reply