Policia italiane në Treviso ka arrestuar një shtetas kosovar dhe një italian për vjedhje dhe organizimin e bandave.
Sipas informatës nga policia, ata kishin shqetësuar dhe sulmuar një çift bashkëshortor (për fat të keq që të dy ishin prokurorë të gjykatës) duke vjedhur portofolion e tyre si dhe stolitë e tyre.
Pas vjedhjes në tren, kur hetuan se policia ka hyrë në tren për të kontrolluar të dyshimtët, kosovari ka tërhequr frenat e emergjencës të trenit dhe është arratisur. Policia shton se e tërë grupi e hajdutëve përbëhej nga 6 persona, ku dy nga ta janë arrestuar.
Pritet që të identifikohen edhe 4 personat tjerë përmes videoinçizimeve në stacionin e trenit. (A.Martini/INA)
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply