
Gjermani- Gjermania po kërkon të zbatojë sa më shpejt reformat për emigrantët që që qëndrojnë në këtë vend pa leje zyrtare.
Ministria e Brendshme i paraqiti dje kabinetit qeveritar një projektligj që synon garantimin e të drejtës së qendrimit për të ashtuquajturat raste të “integrimit të vazhdueshëm”.
Projektligji do të ketë edhe një sërë kushtesh që lidhen me dhënien e lejes së qendrimit: Personat duhet të jenë prej tetë vitesh në Gjermani, të mund ta përballojnë vetë jetesën dhe të flasin mjaftueshëm mirë gjermanisht. Për prindërit mjafton të kenë kaluar gjashtë vjet në Gjermani. Pranimi i sistemit politik të Republikës Federale dhe respektimi i ligjeve.
Shumë prej emigranteve e kundërshtojë dëbimin nga vendi duke fshehur identitetin e tyre. Në këto raste autoritetet kanë të drejtë të kontrollojnë llogaritë e postës elektronike, telefonët celulare apo të dhënat në kompjuter me qellimin te zbulohet identiteti i vertete i refugjatit.
Sakaq për të huajt qe e kane nderkohe te drejten e qendrimit do të bëhet më i lehtë dëbimi nëse ndaj tyre është dhënë një masë dënimi me heqje lirie ose kur klasifikohen si rrezik shtetëror.


Leave a Reply