
Truri i femrave ka nevojë të flejë më shumë se ai i meshkujve. Femrat, sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh të universitetit ‘Duke’ në Karolinën e Veriut të publikuar në “Science World Report” kanë nevojë të rikuperojnë energjitë që në mënyrë të përditshme i shpenzojnë për aftësinë e tyre të të bërit shumë gjëra në të njëjtën kohë, gjë që nuk ndodh tek meshkujt
Mungesa e gjumit të mjaftueshëm është mjaft e dëmshme për femrat dhe qëndron në origjinë të depresionit dhe lëvizjeve të shpeshta të humorit. Një nga funksionet primare të gjumit, në fakt është t’i lejojë trurit të rikuperojë energjitë dhe të vetëkarikohet. Kjo, pasi sa më shumë të përdoret truri gjatë ditës, aq më shumë ka ai nevojë të rikuperohet. Për rrjedhojë, të flenë më shumë për femrat, është një domosdoshmëri.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply