
Vizita e Putin ne Turqi dhe bisedimet e tij vetem per gazin dhe bashkepunimin e Rusise me Turqine. A eshte thjeshte kjo vizite per kete arsye dhe nuk ka dicka qe fshihet pas saj ? Pse Putin pas vizites ne Beograd ben kete vizite ne Turqi ? Te gjitha keto pyetje mendojme se kane nje dothethenie. Le ti leme diteve te ardhshme dhe situates qe do te paraqitet ne kohen ne vazhdim…
Shenim nga Redaksia Alba – Dansk.
————————————-
Putin do të takohet me Presidentin Erdoan dhe Kryeministrin Davutollu.


Presidenti Putin do të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin midis Turqisë dhe Rusisë (UDIK).
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të mbërrijë sot për një vizitë në Turqi për të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin midis Turqisë dhe Rusisë (UDIK).
Gjatë vizitës së sotme Putin do të vizitojë mauzoleun e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe kryeministrit, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).
Në takim do të marrin pjesë disa ministra të dy vendeve, ku do të diskutohen tema të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare për të dy vendet.
Në mbrëmje, presidenti turk Erdoan do të organizojë një darkë për nder të Presidentit rus Putin.
———————————
Rusia ul çmimin e gazit që i shet Turqisë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të hënën në Ankara se me kërkesë të Turqisë, Rusia nëpërmjet gazsjellësit ”Blue Stream”, furnizimet me gaz natyror do ti rrisë në tre miliardë metra kub dhe do të ulë çmimin e gazit duke filluar nga 1 janari.
Putin në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, në Ankara u takua me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp, ai tha se bisedimet për çështjet bilaterale dhe rajonale ishin shumë konstruktive.
Duke përmendur arritjen e marrëveshjes për rritjen e kapacitetit të transportit të gazit përmes ” “Blue Stream”, Putin tha se nga një janari i vitit të ardhshëm, Rusia do ti mundësoj Turqisë zbritje prej gjashtë për qind të çmimeve ekzistuese të gazit natyror. Ai shtoi se negociatat për bashkëpunim në sektorin e energjisë do të vazhdojnë.
Duke iu referuar ndërtimit të centralit bërthamor “Akkuju” në afërsi të Mersinit, të cilën e filluan Rusia dhe Turqia me nënshkrimin e kontratës në maj 2010, Putin tha se deri më tani nuk ka pasur probleme financiare apo me afatet.
“Kur është fjala për sigurinë e projektit, aty zbatohen të gjitha teknologjinë moderne, të shkaktuara pas katastrofës në Fukushima. Pra, mos keni kurrfarë dyshimi në lidhje me sigurinë e këtij projekti të rëndësishëm,” tha Putin.
I pyetur për situatën në Siri, presidenti rus Putin tha se çështja kryesore e cila kërkon përgjigje është për të vendosur sigurinë e njerëzve dhe për të formuar një qeveri që do të mundësoj barazinë në vend.
“Rreth kësaj duhet të bashkëpunojmë dhe të vijmë deri tek zgjidhja e cila do ti kënaq të gjitha palët. Këto vendime duhet kryesisht të korrespondojnë me popullin sirian dhe të gjitha grupimet politik në vend. Ne përgjatë gjithë procesit do të jemi në kontakt me të gjithë aktorët, përfshirë edhe miqtë në Turqi”, tha Putin.
Duke vënë në dukje të ardhmen politike të Sirisë, e cila duhet të respektojnë vullnetin e popullit sirian, Putin tha se kontaktet me autoritetet siriane për shkak të problemeve teknike janë kufizuar dhe është e pamundur që të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet e atjeshme.
————————————–
Erdoan-Putin: Problemi është se si të zgjidhet kriza në Siri

Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët me Presidentin Putin tha se në takim ishte rënë dakord për domosdoshmërinë e ndalimit të gjakderdhjes dhe krizës në Siri, por se ka pikëpamje dhe probleme të ndryshme lidhur me atë se si do të arrihet kjo.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në Ankara u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin, ku më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp, tha se në takim janë diskutuar çështje të rëndësishme strategjike të projektit për ndërtimin e centralit bërthamor “Akkuju” në Mersin dhe shtoi se procesi do të përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme.
“Sonte kemi diskutuar edhe projektin e tubacionit të quajtur Rrjedha e Jugut, i cili deri më sot për shkak të njërës apo tjetrës arsyeje është bllokuar dhe në bazë të këmbimit të ideve kemi punuar në një lloj para-pëlqimi, e cila nuk ka kurrfarë peshe juridike, por me qëllim që sa ma shpejt të arrihet memorandumi zyrtar për këtë çështje,” tha Erdoan.
Duke komentuar rreth situatës në Siri, Erdoan tha se për këtë çështje ishte folur shumë në katër vitet e fundit dhe është e qartë se përgjegjësinë për krime, vrasje dhe terrorizëm në vend e mbajnë autoritetet e tanishme në atë shtet.
“I nderuari President (Putin) në këtë çështje ka një qëndrim tjetër, por ne jemi dakord se është e nevojshme për të gjetur urgjentisht një zgjidhje të situatës aktuale. Kemi probleme në pyetjen ‘si’. Problemi na paraqitet se në çfarë mënyrë të arrijmë deri tek kjo zgjidhje” deklaroi Presidenti turk Erdoan.
Erdoan tha se është e domosdoshme lufta e përbashkët kundër organizatës terroriste ISIL dhe shtoi se Federata Ruse, Turqia dhe madje edhe Irani kanë detyra të rëndësishme në këtë çështje.
“Është e pamundur ta zgjedhim këtë problem, nëse e shohim nga aspekti i grupeve fetare. Për të zgjidhur problemin duhet ti qasemi nga aspekti njerëzor dhe aspekti i ndërgjegjes. Në këtë mënyrë, kemi nevojë të përpilojmë një platformë të solidaritetit dhe të shkojmë në rrugën e saj. Përkatësisht ‘Çfarë do të ndodhë nëse Esadi largohet?! ” është shumë e gabuar. Në Siri ku u vranë më shumë se 300.000 njerëz, në këtë gjendje të tanishme erdhi me qeverisjen e Esadit. Kështu që nuk ka sukses. Në skenë është Siria e thyer dhe e djegur ” – përfundoi Erdoan.
———————————————
Putin vazhdon kontaktet në Ankara

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka mbërritur sot për një vizitë në Turqi për të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin midis Turqisë dhe Rusisë (UDIK).
Fillmisht Putin vizitoi mauzoleun e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
“Themeluesit të Shtetit të Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturk i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve” ishte mesazhi që la Putin në librin e shënimeve të mauzoleut të Ataturkut në Ankara.
Pastaj Presidenti Putin kaloi në Pallatin Prsidencial, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të shteteve Putini përshëndeti trupën e nderit dhe i shoqëruar nga Presidenti Erdoan hynë brenda për të realizuar takimin kokë më kokë.
Në Pallatin Presidencial mbahet edhe Sesioni i 5-të i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Rusi.
Pas mbledhjes ndërmjet dy vendeve do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Pastaj të dy liderët do të dalin para kamerave dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Në mbrëmje, presidenti turk Erdoan do të organizojë një darkë për nder të Presidentit rus Putin.
Gjatë qëndrimit në Ankara Putin do të takohet edhe me Kryeministrin, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).
Në takime do të marrin pjesë disa ministra të dy vendeve, ku do të diskutohen tema të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare për të dy vendet.
http://www.trt.net.tr/shqip





Leave a Reply