
Leonat Shehu
Në Kosovë, grupe veprimtaresh humanitare dhe qytetarë parakaluan të shtunën në mbrëmje nëpër qendër të Prishtinës për tërheqjen e vëmendjes kundër ngacmimeve seksuale ndaj femrave. Me këtë rast u tha se ngacmimet seksuale ndaj femrave ndodhin në shumë vende që nga hapësira publike, në shkolla, universitete, në punë, ndërsa bënë thirrje për rritjen e përkrahjes në luftimin e kësaj dukurie. Parakalimi u organizua në periudhën e fushatës 16 ditëshe të luftës për eliminimin e dhunës ndaj gruas.
Zeri i Amerikes
Vajza ngacmohet seksualisht, mbi 50 herë në Prishtinë

Ligji kundër ngacmimit seksual shkelet për çdo ditë…
Në një video të publikuar nga nisma “Take Back the Night”, shihet se si në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një femër për një ditë ngacmohet së paku 50 herë përmes formave më të vrazhda, duke e fyer e poshtëruar me fjalët më të ulëta.


Leave a Reply