
Prishtinë, 29 nëntor 2014 – Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, i ka falënderuar vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Ferankofonisë për praninin e Kosovës anëtare vëzhguese të kësaj organizate.
“Një lajm i rëndësishëm për Kosovën sapo mu kumtua nga Senegali! Pas një të gjatë fushate të shkëlqyer të lobimit të diplomatëve tanë – me ndihmën e Francës dhe miqve tjerë, sot Republika e Kosovës u bë anëtare e Organizatës së Frankofonisë, një organizmi të madh dhe të rëndësishëm botëror. Kosova tani njihet si anëtare vëzhguese e familjës së madhe botërore ku frëngjishtja flitet dhe respektohet, por me rëndësi është se tani jemi pjesë e këtij forumi global. Merci! HTH”, ka shkruar Thaci, në profilin e tij në Facebook. (r.m.)
Thaçi e vlerëson pranimin e Kosovës në Organizatën e Frankofonisë


Leave a Reply