Një adoleshente jetime nga Tajlanda refuzoi jetën mes luksit dhe pasurisë kur mësoi se vajza e njohur e realit show, Kim Kardashian kërkoi ta adoptonte.
13-vjeçarja e quajtur Pink, e cila është rritur në një jetimore, e dërguar aty që e vogël nga prindërit e saj për shkak të varfërisë, tërhoqi vëmendjen e multimilioneres gjatë një vizite që kjo e fundit bëri në jetimoren e vogël në Tajlandë dhe shprehu menjëherë dëshirën për ta adoptuar. Por duket se pasuria dhe luksi nuk e kanë tunduar aspak adoleshenten që ka vendosur ta refuzojë ofertën joshëse në këmbim të dëshirës për të studiuar dhe jetuar në vendin e saj të varfër.
“Çdokush do të dëshironte të kishte një jetë më të mirë, mendoj. Por kur dëgjova këtë ofertë kuptova se nuk do të ishte më e mira për mua, sepse do të më duhej të lija pas shumë gjëra. Nuk isha gati për këtë”, ka thënë 13 vjeçarja.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply