
Fotoreporterja nga Kopenhaga, Benita Marcussen ka koleksionuar fotografitë e disa entuziastëve të kukullave seksi nga një forum online, të cilët i ka bindur t’i dërgojnë fotografi të zotërimeve të tyre të çmuara. Në një intervistë për “Huffington Post”, ajo u shpreh se burrat kujdeseshin për kukullat dhe i trajtonin ato me respekt, si t’i kishin mikesha të dashura. “Ata kujdesen për to, ashtu si për gjërat materiale, me prezencë dhe personalitet”, u shpreh Marcussen.
Po ashtu, ajo zbuloi për “HuffPost” se burrat e serive fotografike ranë dakord të ndanin fotot e tyre, pasi, siç u shprehën ata, “kishte më tepër rreth atyre fotove nga ç’mund të mendonin të tjerët”. “Ata bien dakord të kenë fotografinë e tyre (në koleksion), pasi ndiejnë se ka shumë më tepër në gjithë këtë histori, sesa e zakonshmja ‘një burrë ka një kukull seksi’, edhe pse shumica zgjedhin të qëndrojnë anonimë”, vijoi ajo, duke shtuar se “shumica e zotëruesve të këtyre kukullave qëndrojnë jashtë vëzhgimit të medies, pasi ndiejnë se shoqëria i keqkupton”.
Këta burra, sipas Marcussen, paguajnë rreth 6000 dollarë deri në 50 mijë dollarë për kukulla të personalizuar. “Krijimi i kukullave prej silikoni kërkon më tepër se 80 orë. Burrat zgjedhin gjithçka, që nga trupi, fytyra, ngjyra e syve, flokët”, tha ajo. Po ashtu, këta burra vijnë nga fusha të ndryshme të jetës. “Të gjithë burrat kanë histori të ndryshme për të qenë pjesë e komunitetit të kukullave”, tha ajo. “Disa janë të martuar me fëmijë, të tjerë janë divorcuar prej më shumë se 10 vjetësh martese. Njëri prej tyre e ka lënë bashkëshorten para se të martohej”.
Sipas Marcussen, këto kukulla janë burim sigurie për këta burra. “Për ta, kukullat ofrojnë rehati dhe ndjesinë e shtëpisë”, vijon ajo. “Ato janë dikush tek i cili ata mund të mbështeten për vite me radhë”.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=60702&kat=102
Shekulli


Leave a Reply