– “Ai i futën të dy në burg, edhe Vexhiun. A i pe si ishin? A kishin ngrënë bukë. Ç’farë bëri shteti me ta”. Kështu pyet herë pas here, Ruke Laçi, për dy djemtë e saj që vranë të atin dhe bashkëshortin e saj. Tragjedia familjare u zhvillua në familjen e saj të varfër në fshatin Bardhoc, në Kukës. Ajo përpiqet të gjejë në një sënduk fotografitë e fëmijëve I mban të kyçura në çelës bashkë me sendet e saj me të vyera, që s’janë gjë tjetër veçse sa copa mbulesash e çarçafësh të vjetër, që herë pas here të çmallet me ta. Ka vetëm fotot kur Avdiu dhe Vexhiu ishin të vegjël, e duket se vetëm atëherë ka qenë e lumtur zemra e kësaj nëne. Kur ata u rritën u shndërruan në persekutor të të dy prindërve, derisa arritën te vrasja. 71-vjeçarja nuk mund të mallkojë fëmijët e saj. Në 71 vitet e jetës së saj, Rukja ka mundur të ngrejë një shtëpi që nuk është veçse një kasolle për gjënë e gjallë. Disa dërrasa të vjetra shërbejnë si dysheme, tavani ka ca trarë të nxirë nga pishat në vatrën e zjarrit dhe ca dyshekë me barë përqark dhomës, është gjithë shtëpia e saj. Tani që i shoqi, gjendet në dhe, i vrarë nga ata që i rriti me mundim, Rukja ka mbetur fillikat e vetme. Rukija nis e rrëfen ferrin e jetës së saj, që u vulos me vrasjen e të shoqit.
Avdi Laçi: E vrava babain se nuk më jepte lekë
Avdi Laçi shtiu tre plumba mbi të atin, që sapo ishte ngritur nga sofra e bukës. I ati, Sali Laçi, 75 vjeç, vdiq menjëherë. Me pistoletë në dorë është fshehur shpellave të malit, që ndodhet rrëzë fshatit Tërthorë e aty ka kaluar natën më 16 tetor. Të nesërmen, forca të shumta të policisë kanë mundur të arrestojnë 34-vjeçarin Avdi Laçi si dhe të shoqërojnë në komisariat vëllain e tij, Vexhiun 31 vjeç. Sapo i kanë vënë prangat 34 vjeçari ka pranuar që është autori i vrasjes së babait të tij. “Ju e dini pse e vrara”- kanë qenë këto fjalët e para që Avdi Laçi i ka thënë inspektorit të zonës, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar as për oficerët krimeve dhe për prokurorin e rrethit të Kukësit. Një deklaratë, po kaq të qetë e makabre, 34 vjeçari e ka bërë edhe përballë togave të zeza. Ai ka pranuar se krimin ndaj të atit e ka kryer për para. “Babai nuk na jepte bukë për të ngrënë, ndaj e qëllova me pistoletë. Jam penduar, por unë e bëra tani, nuk kam ç’të bëj tjetër. Shteti e di çdo të bëjë me mua”. Krejtësisht i qetë, pa fijen e ndjesisë së vrasjes së të atit, Avdi Laçi ka dëshmuar para togave të zeza vrasjen në shtëpinë e tij. Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje se si e ka kryer krimin, 34-vjeçari ka marrë përsipër autorësinë, mbi bazën e së cilës u la i lirë vëllai më i vogël, Vexhiu, 31 vjeç. Dy djemtë e familjes Laçi nuk kanë qenë të martuar, ndërkohë që sipas policisë ata jetonin vetëm me marrjen e pensionit të prindërve të tyre të moshuar. Pas dëshmisë së dhënë dy ditë më parë, ndaj Avdi Laçit trupi gjykues i gjykatës së Kukësit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat”. Gjatë seancës, i pandehuri është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes. Avokatja, e zgjedhur kryesisht nga gjykata kërkoi që të akuzuarit t’i bëhet një akt-ekspertimi i gjendjes psikike. (Lindita Çela – Shekulli/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply