
Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron mbërriten në Beograd rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotem, ku u pritën nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Për kreun e ekzekutivit shqiptar është organizuar nje ceremoni e thjeshtë pritjeje, ndërkohë që ishin marrë masat shumë të rrepta të sigurise.
Rama shoqërohet nga disa truproja shqiptare, por nga ana e shtetit serb janë aktivizuar një numër i madh forcash të armatosura nëpër të gjitha rrugët e Beogradit per te mbarëvajtur këtë vizitë.
Vuçiç heq kufjet kur Rama flet për Kosovën e pavarur: S’lejoj njëri të ulë Serbinë në Serbi
Pas një takimi që ka zgjatur 40 minuta dhe pasi ministrat e ekonomisë të dy vendeve kanë nënshkruar një marrëveshje për lehtësimet doganore mes dy vendeve dy kryeministrat ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç mbajten nje konference per shtyp.
Kryeministri serb gjatë fjalës së tij relativisht të shkurtër vlerësoi si shumë të rëndësishme vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi 68 vjet pasi një kryeministër shqiptar kishte qenë për herë të fundit në Serbi. Kreu i qeverisë serbe nënvizoi se marrëveshja e nënshkruar mes dy vendeve që lejon qytetarëve të dy vendeve të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti si dhe ajo për lehtësimet doganore janë një hap i rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, drejt interesit të përbashkët që është integrimi në Bashkimit Europian.
Vuçiç theksoi se pavarësisht të shkuarës, takimi i sotëm do të hapë një kapitull të ri mes dy vendeve.
“Edhe në Shqipëri dhe Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shoviniste, por mendoj se nuk jam këtu i përzgjedhur të sjell vendime të lehta, por të interesohem për zhvillimin e Serbisë dhe rrugës drejt B. Kjo i shërben edhe paqes në rajon, ku do mundohemi të hapim një kapitull të ri mes dy vendeve në rrugën drejt BE”, tha Vuçiç.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në konferencën e përbashkët për shtyp pjesën më të madhe të të cilës e zinte projekti i përbashkët europian i rajonit dhe veçanërisht i dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë, roli i të cilave në paqen e rajonit është mjaft i rëndësishëm. Rama theksoi edhe një herë se ‘Ballkani ka nevojë për Europën e bashkuar, por dhe Europa ka sot më shumë se kurrë nevojë për Ballkanin’ dhe se dy vendet Serbia dhe Shqipëria edhe pse të marra veçan janë vende të vogla dhe me ekonomi të dobët, duke qenë të bashkuara, nisur nga potencialet ekonomike që bartin, janë burim i rëndësishëm edhe për Europën.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare ishte ai kushtuar Kosovës, ku Rama theksoi pavarësisht qëndrimeve të kundërta, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm.
“Kosova e pavarur e njohur nga 108 vendetë botës është realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian.
Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin ka të bëjë me sigurinë e Europës pasi e ka bërë rajonin më të qëndrueshëm.
E çmojmë dialogun Kosovë-Serbi, një epokë e re paqeje, një sukses evropian, nxitur nga organizmat më të larta europiane, por që është meritë edhe e lidershipit të dy vendeve”, – tha Rama.
Por kjo deklarate e Ramës në mes të Beogradit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit serb, Vuçiç i cili fillimisht me të dëgjuar emrin Kosovë ka hequr kufjet duke refuzuar të ndjekë deklaratën e homologut shqiptar. Duke marrë fjalën pas kësaj deklarate, Vuçiç e ka cilësuar atë një provokim të pastër nga ana e kryeministrit shqiptar, ndërsa ka shtuar se çështja e Kosovës nuk ishte përfshirë në protokoll.
“S’kam pritur provokim nga Rama, nuk e kishin lënë të flisnim për Kosovën. S’do lejojë të ulin Serbinë në mes të Serbisë. Më vjen keq që Rama ka folur për gjëra që nuk duhet të flisnim. Për ne nuk ka asnjë dyshim që Kosova është Serbi”, tha Vuçiç.


Rama fton Vuçiç në Tiranë: Politika e shteteve nuk lind dhe zhvillohet në një fushë futbolli
Pjesa e fundit e konferencës për shtyp mes dy kryeministrave, Rama e Vuçiç iu kushtua pyetjes së gazetarëve. Në pyetjet drejtuara nga dy gazetarët shqiptarë në fokus ishte incidenti i rëndë që pasoi ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shqip[tare u tregua mjaft i matur dhe diplomat në përgjigjen lidhur me incidentin e ndeshjes duke theksuar se politika e shteteve as lind e as zhvillohet në një fushë futbolli, ndërkohë që shprehu edhe një herë gatishmërinë e qeverisë së tij për të përmirësuar në vazhdimësi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat.
“Unë besoj që politika e shteteve nuk lind dhe nuk zhvillohet nga një fushë futbolli. Ajo që ndodhi është tregues i brishtësisë së një marrëdhënieje të re që ne kemi synim ta vendosim, për të cilën qeveria jonë ka të gjithë vullnetin e plotë për të zhvilluar në mënyrë që serbët dhe shqiptarë të marrin përfitimet që iu takojne. Ne nuk jemi armiq, por kemi armiq të përbashkët; varfëria, papunësia dhe shumëçka e trashëguar në vite , ndaj sfida jonë e përbashkët është të bashkojmë forcat drejt BE”, tha Rama.

Ndërkohë Vuçiç theksoi se sa i përket ndeshjes, beson në vendimin e autoriteteve të futbollit evropian, ndërsa e ka cilësuar çështjen e dronit si një provokim për të cilin siç u shpreh nga hetimet ka rezultuar se po përgatitej në mënyrë të organizuar prej ditësh.
Gjithsesi, pavarësisht toneve të ngritura për shkak të përmendjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Ramës dhe cilësimit të kësaj si një provokim nga ana e Vuçiç, të dy kryeministrat në fund të konferencës u shprehën optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se e kishte ftuar kryeministrit serb që të zhvillonte një vizitë zyrtare në vendin tonë gjë që është pranuar nga kreu i qeverisë serbe.
Rama takohet me kryeministrit Vuçiç, ceremoni zyrtare ne pallatin ‘Serbia’, valëvitet flamuri shqiptar
Kryeministri shqiptar Edi Rama niset drejt qendrës së Beogradit, ku u prit nga Kryeministri Aleksandar Vuçiç me një ceremoni zyrtare.
Ajo qe ra ne sy ne kete ceremoni ishte prania e flamurit shqiptar, krahas atij serb dhe atij te bashkimit Europian. Por roja e nderit para te cileve dy kryeministrat u perkulen mbante ne dore vetem flamurin serb dhe jo ate shqiptar.
Sipas raportimeve te gazetarëve shqiptarë ne Beograd prania e flamurit shqiptar ka munguar edhe ne aeroport, gjate ceremonise se pritjes, apo neper rruget e qytetit.
Në orën 12:15 është planifikuar edhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave ku ata do t’u përgjigjen edhe pyetjeve te gazetarëve.

Rama niset per ne Beograd, vizita e pare e nje kryeministri shqiptar pas 68 vjetesh
Masat e sigurise ne aroportin e Beogradit
Kryeministri Rama është nisur mëngjesin e sotëm drejt Beogradit ne viziten e shumediskutuar por historike te një kryeministri shqiptar në Serbi pas 68 vjetësh. Eskorta e Rames ka mberritur ne aroportin “Nënë Tereza” rreth ores 08:00, ku disa njerez me flamuj shqiptare ne duar kishin dale ta percillnin. Ne delegacionin shqiptar eshte edhe ministri i Jashtem, Ditmir Bushati dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj si dhe dhjetera gazetare te televizioneve te ndryshme qe do te percjellin nga afer viziten historike.
Sipas gazetarit të Top Channel në Beograd, Idro Seferi, janë rreth 200 gazetarë që do e ndjekin këtë ngjarje historike dhe 3000 policë që do të sigurojnë rendin gjatë kësaj vizite.
Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.
Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.
Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.
Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply