
Shenim – Shpesh here ne redaksine e “Alba – Dansk” lexojme artikuj mbi aktivitetin e bashkeatdhetarve tane ne Zvicerr dhe shojhim qe shpesh preken tema qe i perkasin races shqiptare dhe behet mire,sepse eshte mire qe ne si shqiptare ti ekspozojme vlerat tona me te mira ashtu sikur e bejme te gjithe ncionalitetet tjera. Me keqardhje e themi se ne shtete te tjera pak punohet ne kete drejtim. Mendojme se edhe bashkeatdhetaret ne komunitetin shqiptar ne Danimarke duhet me shume te fukosohen ne kete drejtim dhe jo ti perkushtohen disa mbremjeve ku argetohen meshkujt. Duhet te kemi me shume aktivitete te perbashketa me danezet dhe tu sjellim atyre ate cfare eshte me e mira e kombit dhe e popullit tone. Danezet nuk e njohin fjale “Bese” dhe kuptimin e saj tek shqiptaret . Pra eshte e rendeshme qe te organizohen ekspozita dhe semianre qe te njihen daneset ,por edhe te rinjet e te rejat shqiptare qe kane lindur e rritur ne Danimarke. Por kush do ti beje . Kuptohet me krijimin e nje forumi me njerez te kulifikuar mund te arrijme te kemi aktivitete te bukura dhe domethenese,qe i interesojne ,jo vetem komunitetit ,por edhe bejme te njohur kulturen dhe traditen tone shqiptare te gjitha trevave. Shpresojme qe ne te ardhmen te ngrihet kjo strukture dhe te mbeshtet nga te gjitha shoqatat dhe nga i gjithe bisnesi shqiptar dhe mediat shqiptare ne Danimarke.
Redaksia “Alba – Dansk”
————————————————————————————–
Në serinë e ekspozitave që po organizohen tash sa muaj në qytete të ndryshme zvicerane me temën “Besa…”, më 17 nëntor bëhet hapja e ekspozitës së radhës në Cyrih
“Besa, një kodeks moral”, është titulli i ekspozitës shëtitëse me fotografi që dëshmojnë shpëtimin që shqiptarët u bënë hebrenjve gjatë Luftes së Dyë Botërore, të rrezikuar nga holokausti.
Duhet theksuar se, pas ekspozitës së parë, hyrëse, që është mbajtur në muajin maj në Basel, komiteti organizativ ka bërë një punë shumë intensive dhe të denjë për respekt. Në muajin shtator është mbajtur ekspozita e njëjtë në qytetin Biel/Bienne, e shoqëruar me shfaqje filmi dhe me punëtori e debate mbi shembullin unik të Besës shqiptare në shërbim të tolerancës në mes të grupeve etnike dhe religjioze.
Javën e kaluar ekspozita u hap në Solothurn ku po ashtu u shoqërua edhe me aktivitete tjera, ndërsa mbrëmë, më 27 tetor ekspozita me të njëjtin titull është hapur në Aarau. Aty do të qëndrojë e hapur deri më 3 nëntor, kur hapet ekspozita e radhës, në Windisch të kantonit Aargau.
Nga Windischi ekspozita bartet në Cyrih, metropolin më të madh të Zvicrës ku pritet të ketë edhe jehonën më të madhe. Ndërsa në dhjetor, “Besa” dhe aktivitetet e saj përcjellëse do të jetë e pranishme në Bernë, me çka përmbyllet një aktivitet i gjerë dhe intensiv për këtë vit. Ekspozita “Besa” do a vazhdojë rrugën e vet edhe në vitin e ardhshëm, 2015, kur do të jetë mysafire në qytete të pjesës frankofone të Zvicrës.
Personalitete të ndryshme dhe të shumta nga politika, kultura e sporti kanë qenë dhe pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti unik dhe me domethënie të madhe veçanërisht për komunitetin shqiptar të Zvicrës dhe për imazhin e tij.
albinfo.ch është partner dhe sponsor medial i aktiviteteve të ekspozitës “Besa”
Hapja e ekspozitës në Cyrih do të hërben njëherësh si hyrje për një sërë aktivitetesh që komiteti organizativ ka paraparë në këtë kuadër. Ekspozita hapet në ambientet e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut (Pädagogische Hochschule, Zürich) dhe qëndron e hapur deri më 5 dhjetor.
Hapja solemne (vernisazhi) bëhet më 18 nëntor, e martë, duke filluar nga ora 19.00 në Aulën e SHLP të Cyrihut (Aula der Pädagogischen Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAA – G001).
Fjalë përshëndetjeje me këtë rast do të mbahen nga Prof.Dr, Walter Bircher, rektor i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut, Shella Kertesz, bashkëkryetare e bashkësisë hebrenje të Cyrihut (Cultusgemeinde Zürich), Orhan Spahiu, në emrin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Ndërsa me një fjalim do të paraqitet Dr. Beate Kosmala, bashkëpunëtore shkencore në qendrën memoriale të Rezistencës Gjermane. Më tutje do të zhvillohet një bisedë me maturanten shqiptare Adea Barileva, e cila do të flasë lidhur me punimin e saj të maturës që bën fjalë për Besën.
Krahas ekspozitës do të zhvillohet edhe numër i madh aktivitetesh që do të përplotësojnë atë. Kështu më 24 nëntor (e hënë) nga ora 18:15 do të mbahet një punëtori (workshop) takimi shqiptaro-hebreiko-msliman me temën Besa si urë në mes nesh. RESPECT- Të mundim së bashku urrejtjen ndaj myslimanëve dhe hebrenjve. Workshopi mbahet në PHZH, LAC-E012. Paraqitja: respekt@ncbi.ch
Të martën më 25 nëntor, Prof.Dr, Wolfgang Benz, drejtues i Qendrës për Studime të Antisemitizmit në Universitetin Teknik të Berlinit do të mbajë ligjëratën me titullin “Hebrenjtë, myslimanët, romët… Mostra e distancimit në krahasim”.
Më 30 nëntor nga ora 11.30 jepet shfaqja matine e filmit “Besa:The Promise” në kinemanë Riffraff. Pas shfaqjes do të ketë edhe bashkëbisedim të udhëhequr nga Dr. Brigitta Rotach.
Më 4 dhjetor (e enjte) Në Theater Neumarkt Zürich jepet koncerti i muzikës xhaz me Elina DUnin, Scascha Schönhaus dhe Colin Vallon.
Prezantimi i ekspozitës “Besa” për studiuesit, mësimdhënësit dhe docentët (gjermanisht) do të bëhet nga Shpresa Jashari (Instituti për Studime Transnacionale në Universitetin Neuchatel.) nga ora 13 deri në orën 14.00
Ndërsa në kuadrin e prezantimeve të ekspozitës për grupet e organizuara po ashtu më 21 tetor do të ketë edhe një prezantim në gjuhën shqipe. Atë do ta bëjë po ashtu etnologia Shpresa Jashari. Udhëheqja nëpër ekspozitë në gjuhën shqipe do të bëhet nga ora 19.30 deri në orën 20.30. Vendtakimi: Pädagogische Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAC – Eingang/Kulturräume.
Po ashtu janë paraparë edhe vizita që nxënësit e shkollave t¨Cyrihut me rrethinë do t`i bëjnë ekspozitës.
Në vazhdim, këto dhe aktivitetet tjera, në gjuhën gjermane
Freitag, 21. November, 13.00 bis 14.00 Uhr: Führung durch die Ausstellung für Dozierende und Lehrpersonen mit Shpresa Jashari, Ethnologin, Institut für Transnationale Studien, Universität Neuchâtel.
Treffpunkt Pädagogische Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAC – Eingang/Kulturräume
Freitag, 21. November, 19.30 bis 20.30 Uhr: Führung durch die Ausstellung in albanischer Sprache mit Shpresa Jashari, Ethnologin, Institut für Transnationale Studien, Universität Neuchâtel
Treffpunkt Pädagogische Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAC – Eingang/Kulturräume
Mittwoch, 26. November, 12:-14:00: KOLLOQUIUM – Vertiefungsangebot mit Prof. Benz zum gleichen Thema. Anmeldung zum Kolloquium und weitere Auskünfte: Dr. Brigitta Rotach, Koodinatorin Sigi Feigel-Gastprofessur, brigitta.rotach@access.uzh.ch
In Zusammenarbeit mit der Sigi Feigel-Gastprofessur für Jüdische Studien an der Universität Zürich
Sonntag, 30. November um 11:30, Filmmatinée „Besa: The Promise“ (Engl. mit dt. Untertiteln) im Kino RiffRaff mit anschliessendem Gespräch, Moderation Dr. Brigitta Rotach. In Zusammenarbeit mit dem Filmclub Seret
Donnerstag, 4. Dezember 2014, 20h im Theater Neumarkt, Zürich, „Wer einen Menschen rettet, rettet die ganze Welt“
Jazzige Volksmusik mit Elina Duni, Sascha Schönhaus und Colin Vallon.
Tickets: 35.-/25.- für Omanutmitglieder (an der Theaterkasse, 044 267 64 64, oder bei der Bestellung über tickets@theaterneumarkt.ch angeben)
Dienstag, 25. November, 18:15, Universität Zürich (KIR – 2 – 200): Gastvortrag von Prof. Dr. Wolfgang Benz (Berlin), Leiter des Zentrums Antisemitismusforschung der Technischen Universität Berlin: “Juden, Muslime, Roma….. Ausgrenzungsmuster im Vergleich“.
Donnerstag, 4. Dezember 2014, 20h im Theater Neumarkt, Zürich, „Wer einen Menschen rettet, rettet die ganze Welt“
Jazzige Volksmusik mit Elina Duni, Sascha Schönhaus und Colin Vallon.
Tickets: 35.-/25.- für Omanutmitglieder (an der Theaterkasse, 044 267 64 64, oder bei der Bestellung über tickets@theaterneumarkt.ch angeben)
Führungen für Schulklassen und Gruppen in Zürich
Anmeldung für Schulklassen und Gruppen: Pädagogische Hochschule Zürich, Frau Eva Hofmann, Tel. 043 305 62 32 oder eva.hofmann@phzh.ch
Einführung für Lehrpersonen:
Mittwoch, 19. November, 16.00 bis 18.00 Uhr: Ausstellung Besa – Ein Ehrenkodex: Einführung für Lehrpersonen, Pädagogische Hochschule Zürich, LAC – E012. Anmeldung bei Prof. Dr. Sabina Brändli, sabina.braendli@phzh.ch
Die Führungen in Zürich werden gratis angeboten.
http://www.albinfo.ch/sq/kultura/ekspozita-besa-s-shpejti-edhe-n-cyrih


Leave a Reply