“Një grua në Paris Autore: Paula McLain Përktheu: Erblina Kërçishta Numri i faqeve: 360 Çmimi: 1000 lekë Shtëpia Botuese: DITURIA
Vjen në shqip romani i Paula McLain, që rrëfen historinë e dashurisë së shkrimtarit me gruan e tij të parë, Hadley Richardson, femrën më me influencë mbi të gjatë gjithë jetës së tij.
Thonë se pas çdo burri të fuqishëm fshihet një grua. Pas Ernest Heminguejit fshiheshin shumë, por asnjëra prej tyre nuk arriti të kishte mbi të atë influencë sa gruaja e tij e parë, Hadley Richardson. Ajo ishte 28 vjeç dhe asokohe mund të quhej fare mirë një lëneshë, kur takoi 20-vjeçarin Ernest Heminguej, një shkrimtar i ri, plot ëndrra. Të tërhequr nga njëri-tjetri, ata martohen vetëm një vit më pas, edhe pse ajo ishte 8 vjet më e madhe. Historinë e këtij burri të rrallë në letërsinë botërore dhe bashkëshortes së tij Hadley, na e rrëfen Paula McLain në romanin e saj “Një grua në Paris”, që sapo ka dalë në treg nga shtëpia botuese “Dituria”, shqipëruar nga Erblina Kërçishta. “Pas pothuajse një shekulli, ka një arsye pse Brezi i Humbur dhe Parisi i viteve ‘20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë. “Një grua në Paris” e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Riçardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së parë të Ernestit dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore”, shkruan Nancy Horan, autore e “Loving Frank”, bestseller i “New York Times”. Paula McLain tregon historinë e njohjes së çiftit Heminguej gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe më pas vendosjen e tyre në Paris. Për Ernestin, kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paundi dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë pará dhe famë. Por, kur pas një djali mbërrijnë edhe paratë e fama, te shkrimtari i shqetësuar shpërthen dëshira për një jetë të lirë, pa pranga e lidhje familjare, krahas njohjeve të reja e stimuluese si Xhon Dos Pasos, Skot e Zelda Fitzxheraldi. Një jetë që Ernesti nuk do të vazhdojë ta ndajë me Hedlin e ndrojtur, shumë e ndryshme nga Kejti, nga Stela Boueni, nga Kiti Kanelli, nga aktoret e balerinat që i sillen rrotull shkrimtarit të shquar.
Panorama
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply