
Dashi
Deri sa të vijë mbrëmja, do të jeni tejet të ndjeshëm dhe të nevrikosur. Nuk do të jeni në gjendje ose nuk do të dëshironi që të lëvizni nga vendi juaj i qëndrimit. Shumica prej jush do të përjetojnë një ndryshim emocional, ndërsa atmosfera relaksuese do të vijë vetëm në fund të ditës.
Demi
Gjatë kësaj dite do të izoloheni me të afërmit tuaj. Njerëzit e familjes dhe të fisit do të jenë ata që do të kenë vëmendjen tuaj gjatë kësaj dite. Bashkëveprimi i ngushtë me të afërmit, do të ketë shumë momente pozitive. Në mbrëmje do të ndiheni sikur prania e dikujt iu pengon.
Binjakët
Mëngjesi dhe pasditja do të jenë shumë aktive. Shumë prej jush do të preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të merren me disa punë të tyre. Ndoshta jo një detyrë e rëndësishme, por edhe një vakt i shijshëm do t’iu joshë për të qëndruar në shtëpi. Vetëm në fund të ditës do të përfshiheni në aktivitete publike.
Gaforrja
Ndjesitë tuaja do të tregojnë se si ta kaloni këtë të dielë. Mëngjesi është një kohë e mirë për të fjetur, në mënyrë që më tej të largoheni nga monotonia. Në mbrëmje do të keni më shumë dritë dhe gëzim.
Luani
Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tregohen të nxituar. Nëse është e mundur, kufizoni të gjitha kontaktet dhe përqendrohuni në botën tuaj të brendshme. Shfrytëzoni në maksimum mëngjesin, dilni për shëtitje dhe shijoni muzikën. Në mbrëmje do të jeni më shumë energjik dhe do ta përdorni energjinë në mënyrën e duhur.
Virgjëresha
Mëngjesi dhe orët e para mesditës premtojnë humor pozitiv dhe mirëqenie. Do të gëzoni mbështetje morale nga shokët tuaj dhe do të keni besimin e tyre. Në mbrëmje nga një rrjedhë e qëndrueshme e ngjarjeve, do të përballeni me një surprizë të pakëndshme.
Peshorja
Nëse ju pëlqen jeta e natës, kjo do të jetë një ditë ideale për ta shijuar atë. Ju do të keni kohë të mjaftueshme për të qëndruar në shtrat pak më gjatë, do të shijoni një kafe në shoqëri të mirë dhe më tej do të përfshiheni në çështjet aktuale.
Akrepi
Një ndjenjë e këndshme e mirëqenies do të jetë shoqëruese gjatë gjithë ditës. Kjo është një ditë e mirë për të kaluar një kohë të lumtur dhe të përjetoni në maksimum një romancë dashurie. Në fund të ditës atmosfera dhe peisazhi rreth jush do të përkeqësohet.
Shigjetari
Trazirat e fundit emocionale do të marrin shpërblimin e duhur. Situata gjatë ditës do të vijë në përmirësim. Në mbrëmje do të argëtoheni dhe do të përfshiheni në një aktivitet të kënaqshëm.
Bricjapi
Do të jetë krejt e natyrshme ndjesia e dialogut gjatë kësaj dite. Megjithatë gjatë mbrëmjes situata do të bëhet më e rëndë dhe shqetësuese. Bëni një përpjekje që të mos e komplikoni situatën në fund të ditës.
Ujori
Nëse ndjenjat tuaja ju paralajmërojnë për diçka gjatë ditës, ju duhet ti ndiqni ato. Marrëdhëniet tuaja me njerëzit që iu interesojnë do të jenë si një bombë me sahat. Ndoshta në mbrëmje mund të ndodh një shpërthim i paralajmëruar. Disa prej jush do të jenë në gjendje që të shmangin plotësisht ose të minimizojmë dëmet në sajë të tolerancës që do të tregojnë.
Peshqit
Çdo gjë gjatë kësaj dite do të duket si përrallë. Prirja juaj e natyrshme për të idealizuar veten apo lidhjen tuaj romantike, do të bëhet më e fortë në fund të ditës. Në mbrëmje partneri mund të tregojë anën e tij më pak tërheqëse dhe kjo do t’iu mërzisë.


Leave a Reply