
Tabloidi më i madh zviceran që është edhe faqja më e klikuar në Zvicër, “blick.ch”, ka organizuar një sondazh online pas vendimit të UEFA-s. Deri në orën 21:00 të ditës së premte, rezultati i sondazhit me pyetjen: “A e shihni të drejtë vendimin?” është:
51% të votave ka marrë përgjigja “Po, UEFA ka marrë vendim të drejtë”,
49% ka marrë opsioni “Jo, do të doja një vendim tjetër”.
Mirëpo rezultati është përmbysur më vonë. Në orën 23:30, rezulton se:
52.5% e vizitorëve në faqe janë shprehur për “Jo, do të doja një vendim tjetër”,
47.5% mendojnë se “Po, UEFA ka marrë një vendim të drejtë”.
“UEFA ka vendosur për ‘turpin e Beogradit’. Serbia fiton në tavolinë 3-0 ndeshjen e braktisur kundër Shqipërisë, por i hiqen pikët për shkak në përfundim”, shkruan “Blick” para shkrimit të pyetjes së sondazhit.
Në komentet e lexuesve dënohet ashpër ajo që ndodhi në fushën e lojës, si sjellja e Serbisë ashtu edhe e Shqipërisë dhe disa prej komentuesve kërkojnë dënim edhe më të ashpër deri në përjashtim të dy kombëtareve nga “Francë 2016”.
Për të marrë pjesë në sondazh klikoni: VOTONI
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=58703&kat=87


Leave a Reply