ROMË – Njëqind viktima gra në 2012 në Itali, që do të thotë një grua e vrarë çdo dy ditë. Të dhënat alarmante vijnë nga statistikat dhe janë tashmë të konfirmuara përditë nga kronikat.
Viktima e fundit shënohet sot në Palermo; një vajzë 17 vjeçe është vrarë me thikë në hyrje të shtëpisë. Vrasësi është ish-i dashuri i motrës së viktimës, ndërkohë që edhe kjo është plagosur rëndë. Nga fillimi i vitit, sipas Telefonit të Kuq, janë vrarë njëqind gra.
Dhe në pjesën më të madhe të rasteve, autorët e këtyre krimeve janë bashkëshortë, ish-të dashur, dmth njerëz të afërt, që duhet t’i donin dhe jo masakronin brenda mureve të shtëpisë. Pikërisht 87% e grave kanë pësuar dhunë në familje nga ata që duhet të ishin ‘të dashurit e tyre’, sipas një sondazhi në 2011. ”Nuk ka një përgjigje të saktë mbi këtë rritje të të dhënave të dhunës ndaj grave”, thonë tek Telefoni i Kuq, duke shtuar se fondet anti-dhunë janë pakësuar.
Vitin e kaluar në Itali u vranë 137 gra. Sipas të dhënave, nga vitet ’90 në këtë vend janë pakësuar vrasjet e burrave kundrejt burrave.
/ANSA/Shekulli Online/M.A./
Per”Alba – Dans”Shkodrani


Leave a Reply