
Pas dhunës së shpërthyer nga tifozët serbë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, policia serbe ka marrë masat maksimale të sigurisë për ndeshjen Partizani i Beogradit-Beshiktash. Tifozët turq janë izoluar në një cep të stadiumit të Beogradit, të kyçur si në një kafaz. Ndërkohë, anash dhe poshtë tyre kanë qenë qindra forca të sigurisë. Serbët kanë marrë masa ekstreme sigurie, pasi i druhen një ngjarje tjetër të rëndë, e cila do të ndikonte në vendimin e nesërm të UEFA-s, në lidhje me dënimim e mundshëm të Serbisë, pas dhunës së ushtruar nga tifozët e saj në ndeshjen me Shqipërinë.
albnews.al


Leave a Reply