
Si e dinë faqet e internetit se kush jam?
Zakonisht sa herë që e vizitoni njëwëebsite, pak tekst mbetet në një “polder” të kompjuterit tuaj. Këto të dhëna quhen “cookies”. Ato e regjistrojnë se cilin website .
Kjo duket e çuditshme?
Cookies janë krijuar për të mbajtur mend gjërat në shportën tuaj të blerjes, fjalëkalimet dhe preferencat tjera sikurse zona kohore dhe të tjera. Ato e bëjnë përdorimin e websiteve më të shpejt, më të thjeshtë dhe më të këndshëm. Pa cookies, për shembull, websitet e bankimit online do ti përjashtonin përdoruesit nga lidhja sapo të lëvzin nga një pjesë në tjetrën të llogarisë së tyre.
Si po përdorën tani?
Cookies u mundësojnë kompanive që të krijojnë një pasqyre për juve, se kush jeni dhe çfarë keni dëshirë të bëni, duke krijuar një histori të detajuar të shfletimeve. Këto informata janë shumë të vlefshme për reklamuesit, të cilët i përdorin ato për të shënjuar konsumatorët,
A nuk është kjo ndërhyrje në privatësi?
Kjo është vetëm një akuzë. Në maj 2012, hyri në fuqi rregullorja e BE-së që u kërkon përdoruesve të internetit që të kërkojnë leje para se krijohen “cookies”, për të ndihmuar ata që janë më pak të përgatitur në aspektin teknik.
Si mund ti shkyçë të gjitha “cookies”?
Mund ti ndaloni tërësisht cookies përmes opsioneve të internetit në shfletuesin që e përdorni. Ju mund të fshini gjithashtu cookies që kanë mbetur në makinën tuaj. Kujdes më këtë veprim sepse mund të ju vështirësojë përdorimin e disa websiteve.
Çka mund të dijë më shumë?
Posaçërisht Facebook, mbledhë informata tepër të mëdha rreth përdoruesve të tij. Edhe nëse i mbani si private të dhënat si ditëlindja, gjinia, statusi i lidhjes dhe adresa, Facebook bënë përmes motorëve të përsosur i qëllon ato, bazuar në postimet e juaja, kush janë miqtë tuaj dhe kështu me radhë.
Algoritmet e Google lexojnë gjithashtu e-mailat e juaj për të “shënjuar” reklamuesit./GAZETABLIC.COM/
Përpunuar nga The Independent


Leave a Reply