Nëna u vdiq para disa muajve, babai para dhjetë ditësh. Barra e familjes bie mbi 15-vjeçaren.
Jetojnë në një shtëpi të vogël dydhomëshe, të ftohtë sikurse jetët e banorëve që strehohen aty. Një korridor i errët ndan dy dhomat. Muret e çara në shumë vende e të kapluara nga lagështia, dhe rrobat e varura në disa tela, janë panorama e zymtë që ofron kjo shtëpi.
Në njërën dhomë gjenden dy shtretër e një copë tepihu, ndërsa në tjetrën vetëm një copë tepihu e disa rroba të shpërndara, të cilat të tërhiqnin vëmendjen porsa hyje brenda në atë shtëpi.
Kjo është streha e vetme e pesë fëmijëve të mbetur jetimë.
Dita për zbardhet duke menduar se çfarë do të kenë në tryezë për të ngrënë, e kur nata vjen, gjumi i zë duke menduar se si do t’ia bëjnë për ditën e nesërme. Këtë fat e ka Halili nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës.
Numri ku mund të kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është ky: 044-119- 930. /Kosova Sot/
Leave a Reply