
Një shernajë e paparë ka plasur në rrjetet sociale dhe në shtypin kosovar mes dy fëmijëve me nëna të ndryshme, të heroit dhe filozofit të zhdukur, Ukshin Hoti. Pothuajse të gjitha mediat i kanë dhënë hapsirë debateve të Erletës, vajzës moderatore në televizionin publik, e njohur për afërsinë e saj me lëvizjen Vetëvendosja dhe gjysëm vëllait të saj Andinit, i cili punon për qeverinë në largim të Kosovës. Konflikti i fundit ka nisur nga Erleta Hoti. E ftuar në një emision televiziv, “Katror” në First Channel, ajo ka deklaruar se i ati i saj u vra nga serbët menjëherë pas daljes nga burgu. Sipas saj Ukshin Hoti është i varrosur diku afër Pejës, dhe se për këtë çështje ka dëshmitarë serbë të cilët mund të flasin për këtë rast.

Erleta Hoti
Por, menjëherë pas kësaj deklarate, vëllai i saj nga babai, Andin Hoti, i është përgjigjur në Facebook: “Erleta, të lutem shume, ama pafundësisht SHUMË, më trego ku është babi, në cilin vend është vrarë, varrosur, sepse atë kërkoj që shumë vite. Erleta, për çdo FYERJE e IDIOTESI që ti ke bërë deri sot, edhe ndaj meje, për çdo GABIM tëndin që më është dashur me qindra herë ta ul kokën, për “hatër” e kam mbajt gojën mbyllur, po e mbaj edhe sot. MIRËPO VETËM PARA ZOTIT E MBAJ GOJËN MBYLLUR KUR NË PYETJE ËSHTË, UKSHIN HOTI! Erleta, ma gjej babin të lutëm shumë ose mbylle gojën për tërë jetën tënde sepse nuk i duroj as edhe një minutë të vetëm më idiotësirat e tua në kurriz të babit!”

Andin Hoti
Mirëpo Erletës nuk i mbyllet goja kollaj. Duke nxjerrë në pah kontraikatat mes dy familjeve që i bashkonte një burrë, Ukshin Hoti, ajo i kujton vëllait të saj që punon për qeverinë, të hulumtojë dhe jo vetëm të “vajtoj në televizor”.“Po te pyes ty personalisht: Ku ishit ju per te dhene gjak e per ta gjetur prindin tone te gjalle apo te vdekur dhe perse refuzuat ta benit kete gje? Ku ishit ju, qe perpos benificioneve dhe afersise me pushtetin, si dhe shfrytezimit te emrit te prindit, nuk bete gje per te, pervec vajtimeve ne ekran? Kush ishin ata qe sa here shkoja ta vendosja ne mbremje fotografine e babit tek Kuvendi prane te zhdukurve te tjere, ma hiqnit gjate dites? Kush ishit ju qe pretendonit se jeni trashegimtaret e vetem te Ukshin Hotit duke me anashkaluar ne cdo gje dhe duke bere cmos pas shpine? Kush ishte nje grua, qe sa here shkoja ta vizitoja babain tone ne burg gjate viteve te 80-ta na kthenin mbrapa duke thene se bashkeshortja e tij vecse e kishte vizituar? E tani nuk po te them MBYLLE GOJEN, por hapi syte ashtu sic te kam thene para 4 viteve. Lajmin nuk do te ta servoje ne tavoline, por perpjeku pak ta gjesh dhe vet, sa fshehesh pas petkut te pushtetit!
Lapsi.al


Leave a Reply