
Kombëtarja e Danimarkës zbarkoi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku trajneri Morten Olsen dha dhe konferencën për shtyp, në prag të përballjes me Shqipërinë, sfidën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.
Tekniku 65-vjeçar paralajmëroi të tijtë duke thënë se ndaj kuqezinjve do të luhet njësoj si ndaj Anglisë apo tjetër skuadre të madhe.
“Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh”, potencoi Olsen, transmeton Albeu.
“Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion. Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes”.
“Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë”, u shpreh tekniku danez.
albnews.al


Leave a Reply