
Thea, 12 vjeç, mund të bëhet nusja e parë minorene në Norvegji. Vogëlushja do të ngjitet në altar ditën e shtunë, në 11 tetor, për t’u martuar me një 37-vjeçar.
Kjo është dasma e parë zyrtare e një fëmije në Norvegji, ndaj ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik.
“Hej, emri im është Thea dhe jam 12 vjeç. Po martohem këtë muaj!” ka shkruar 12-vjeçarja. Duke përdorur një blog, ajo ka treguar historinë e saj dhe sesi mendon se do të jetë përvoja e martesës.
Blogu i Teas është bërë më i lexuari në shtetin norvegjez brenda një dite të vetme. Ai ka provokuar reagime tek njerëzit që kanë marrë në telefon menjëherë policinë dhe mbrojtësit e fëmijëve për ta ndalur këtë dasmë.
Mijëra njerëz kanë hapur debat edhe në mediet sociale. Qëllimi i këtij debati është angazhimi i popullsisë që të merren masa të menjëhershme dhe të ndalet dasma para se Tea të thotë “pranoj”.




http://www.albnews.al


Leave a Reply