
Papa Françesku ka ndërmarrë një analizë të hollësishme të mësimeve katolike për familjen. I ashtuquajturi “këshill i jashtëzakonshëm i peshkopëve” u hap sot në Vatikan.
Takimi dyjavor mund të sjellë si rezultat ndryshime në qëndrimin e Kishës Katolike ndaj martesës, bashkëjetesës, divorcit, planifikimit familjar dhe çështjeve të tjera familjare dhe sociale.
Afro 200 peshkopë dhe laikë nga e gjithë bota do të analizojnë hendekun mes doktrinës aktuale të kishës për këto çështje dhe asaj që bëjnë në realitet besimtarët.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply