
Dashi
Ditë shumë e mirë për ta kaluar në shoqërinë e miqve. Mundohuni ta kaloni ditën me miqtë që e meritojnë vërtet respektin tuaj. Shumë planet ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj sot.
Demi
Impulsiviteti i sotëm do t’ju hapë probleme të mëdha. Disa fraza të kolegëve apo të miqve nuk do t’ju pëlqejnë aspak. Tentoni diçka më të ndryshme, në fund të fundit keni shumë mundësi tani.
Binjakët
Dikush është ende i dashuruar me ju dhe mund t’ju bëjë një surprizë të mrekullueshme. Në fund të fundit, dashuritë e mëdha mund të bëjnë xhiron e botës, por në fund kthehen sërish.
Gaforrja
Sot duhet të bëni durim për gjithçka. Duhet të prisni që disa situata të zgjidhen vet. Të favorizuara do të jenë takimet me miqtë. Vini rregull në shtëpi, por edhe veten tuaj!
Luani
Bota duhet përballuar me kurajë. Sot do të keni një rast shumë të mirë për t’u treguar të gjithëve se nuk dëshironi të fshiheni dhe se dini të mbani përgjegjësitë tuaja. Kujdesuni më shumë për pamjen.
Virgjëresha
Dëgjojini më shumë ata të cilët ju qëndrojnë pranë dhe e duan me të vërtetë të mirën tuaj. Mos u ndikoni nga njerëzit fals që ju rrethojnë. Në përgjithësi do të jetë një ditë me fat.
Peshorja
Për personat e shenjës së Peshores në këtë periudhë janë të favorizuara dashuritë e vjetra: do të bënit mirë të dëgjonit arsyen. Është momenti që të luani mirë çdo gjë.
Akrepi
Nëse jeni nga ata persona të cilët keni tradhtuar, duhet të dini se sot ka mundësi që të zbuloheni. Mos u nxitoni që të ndihmoni dikë që nuk e meriton ndihëm tuaj. Mendoni më shumë për veten.
Shigjetari
Do t’ju kontaktojë një mik i së shkuarës. Do të jeni super shoqëror, do të shkëlqeni dhe duket se kjo do të jetë një ditë shumë me fat për ju. Në familje do të festoni për një lajm të mirë.
Bricjapi
Një person do të duket veçanërisht ziliqar. Mundohuni që t’i qëndroni sa më larg të mundni. Por mos mbani mëri. Periudhë e mirë për vendime të rëndësishme. Kini më shumë besim.
Ujori
“Armatosuni” me durim dhe përballojeni këtë periudhë pa iluzione false. Një shok ose shoqe mund t’ju japë një dorë. Me kolegët duhet të jeni më shumë të komunikueshëm. Niseni ditën me këmbë të mbarë.
Peshqit
Sot një person do t’ju zhgënjejë shumë. Por duhet të keni parasysh se ky person po kalon një periudhë të vështirë me veten, ndaj mos ia vini re. Intuita nuk do t’ju mungojë. Rrezik për një shtatzëni të padëshiruar.


Leave a Reply