
Nëse ai jua thotë këtë, atëherë është e vërtetë. Ndoshta ai ka dëshirë që të kalojë pak kohë me një person dhe nuk ka ambicie për një lidhje më serioze. Kjo do të thotë se ose vërtet nuk është i interesuar për një lidhje të tillë, ose nuk është i interesuar të ketë një lidhje me ju.
Ju inkurajon të dilni me të tjerët
Nëse ai ju thotë se ju mund të dilni me të tjerët, atëherë kjo është një shenjë e qartë se nuk ka ndjenja të thella për ju. Shpeshherë ndodh që ai ju thotë të ftoni edhe miqtë e jo të dilni vetëm. Nëse do të ishte i dashuruar, ai do të kishte dëshirë t’ju ketë vetëm për vete.
Nuk jua mban dorën në publik
Kur jeni vetëm silleni si një çift, por kur jeni në publik, ai nuk jua mban as dorën. Edhe personat më të ngurtë, të paktën ia mbajnë dorën të dashurës në publik. Në këtë mënyrë ai thjesht jua dëshmon se nuk është edhe aq i interesuar që të tjerët të kuptojnë për lidhjen tuaj, sepse ajo mund të mos zgjasë.
Nuk ju prezanton me miqtë dhe familjen
Nëse ai e shmang takimin tuaj me familjen e tij sa herë që përmendet kjo temë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai thjesht nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Ndoshta nuk mendon se jeni ju ajo që ai kërkon.
Harron gjërat e rëndësishme
Disa persona janë thjesht harrestarë. Megjithatë nëse ju keni rëndësi për dikë, ai person do të mbajë në mend edhe detajet më të parëndësishme në lidhje me ju. Kjo mund të jetë një shenjë se atij nuk i interesoni edhe aq.
04online


Leave a Reply