Zikos
Ziko Kapurani pac ikjen te lehte
Mbaroi filmi, ekrani u mbyll shpejt
Ne boten ku te percjellin aqe larg
Ne vend te dheut, po te nisim varg!
Te frymezoi kasollja e feminise
Prane Jonit ku valet feshferijne
Deti te mesoi te duash poezine,
Ndaj thurre vargje ere trendeline!
Ishe ne cdo kohe enderrimtar
Ishe sarandjot ishe dhe korcar,
Te denuan, si denonin te pafete,
Urrejtjen dite ta ktheje ne jete!
Mbete ne shpirt e pene fisnik,
Ike qejfmbetur nga jeta o mik!
Sa bukur Tetorit i pate kenduar
Vargjet e tua si mjalte pikuan!
Tetori te pergjoi, sikur mori hak,
Eja poet, vjeshte humbur i pa fat,
Lere poezine, lere ahishten te fryje…
Ngjitu ne Qiell, pa strese, pa tundim!
Qofte balta lehte per Ziko Kapuranin!
Amin+++
(c)Eleonora Qeparoi
TETORIT
Tetor, shpesh të quaj të lig
Ti jetën me brymë më vret,
Për jake më ze dhe më grind,
Më i keq je se mua sherret.
Një vjelës ti je nëpër baça,
Me vajza ngacmohesh e qesh,
Pastaj mbush odat me dasma,
Të djelat me vello i vesh.
Unë emrin tënd o mik,
Nëpër arka e vjersha e le,
Në Korçë e nis, në Zyrih,
Me libra, me ëndra, me re.
Kështu ti gërnjar me erë,
Sherret nëpër botë troket.
Mëri nuk të mbajta njëherë,
Dhe ti, po s’më fole, pëlcet!
Z.Kapurani
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply