JONIDA MENA
Udhetim ne GJINAR!!
Ne kuader te ideve per te promovuar vendet e bukura ne vendin tone si dhe per te zgjeruar hapesirat e metejshme te bashkepunimit me komunitetin, te rinjte e Qendres Rinore Pa Kufij perzgjodhen per te vizituar ne daten 1 mars 2014, fshatin turistik te Gjinarit pjese e rrethit te Elbasanit, Gjinari turistik ndodhej vetem 24 km larg qytetit te zhurmshem te Elbasanit dhe ngrihej mbi nje lartesi rreth 800-1000 metra mbi nivelin e detit.
U nisem nga Tirana mengjesin e dates 01:03:2014. Ne oren 7:30 te gjithe ndodheshim perballe piramides, te ngarkuar me cantat e shpines gati per nje udhetim te paharrueshem. I gjithe grupi udhetonte ne nje furgon te vetem dhe te gjithe i kishin shume entuziazem, energji, buzeqeshje dhe mbi te gjitha me idene per te shperndare kudo frymen e “Borderless”.
Rreth ores 9;30 ndodheshim ne qytetine e Elbasanit. Beme nje pjese te rruges ne kembe deri ne fugonin tjeter i cili do na dergonte ne Gjinar. Gjate rruges per ne Gjinar shquanim me kujdes pamjen fantastike te malit te Bukanikut i cili qendronte kryelarte perbri nesh.
Rreth ores 10:15 ndodheshim ne Gjinarin turistik. Koha ishte e mire dhe keshtu nuk do te kishim problem te kryenim nje nga aktivitetet qe kishim synuar qe ne fillim. Ngjitja ne majen e Bukanikut( 1381 m). Sapo zbritem nga furgoni u ulem ne nje nga lokalet e qendres se komunes ku hengrem mengjes dhe me pas vazhduam rrugen lart per tu ngjitur ne majen qe te ofronte pamjen me mahnitese te gjithe qytetit te Elbasanit, u nisem drejt majse se Bukanikut. Ishte rruge e gjate dhe e lodhshme, por e paperseritshme.
Rreth ores 3;30 nje pjese e Borderless ishte ngjitur ne majen e larte per te derguar kufijte dhe per te treguar se te stimuluar ne mund te ja dalim shume mire per te arritur aty ku duam, edhe ne qofte se jemi pak. Maja e Bukanikut e mbuluar me debore ishte frymezuese. Te gjithe elementet e natyres ishin shkrire ne ate pamje. Nje pjese e grupit ndezen zjarr dhe kaluam nje kohe te bukur duke biseduar me njeri tjetrin.
Rreth ores 5:00 i gjithe grupi u be gati per te zbritur te komuna. Me mikepritjen e komunes,vecanerisht te Z. Shpetim Cullhaj I cili u kujdes per cdo detaj te qendrimit tone ne Gjinar zbritja ne komune u be me furgon. Menjehere pasi u kthyem ne komune zhvilluam nje takim me kryetarin e komunes Z. Kritaq Shqau, I cili na uroi mireseardhjen. Pergjate bisedes dhe pyetjeve qe i drejtuam kryetarit mesuam shume gjera interesante mbi komunen Gjinar lidhur me popullsine, historine, burimet natyrore, veprat historike dhe mbi te gjitha me mrekullite qe ofronin bukurite e virgjera te ketij vendi. Me te mbaruar takimin me kryetarin te gjithe u zhvendosem ne shtepite pritese qe banoret e vendit siguronin per turistet. Ne kuader te axhendes sone per rritje kapacitetesh te te rinjeve te BORDERLESS dhe me mbeshtetjen e komunes per te na ofruar sallen e saj, reth ores 20:00 zhvilluam mbledhjen ku u diskutua statuti, objektivat si dhe idete te reja per te ardhmen.
Nje darke e shijshme na priste mbas mbarimit te mbledhjes. Ushqimet e fresketa dhe mjaft te shijshme, si dhe muzika tradicionale e beri mbremjen tone te vecante dhe mjaft te ngrohte. Te nesermen, ne mengjesin e dates 02.03.2014 floket e debores binin lehte ne Gjinar. U kthyem per ne Elbasan. Meqenese nje pjese e jona nuk ishte e informuar ne lidhje me traditat e qytetit te Elbasanit, vizituam pak qytetin dhe kalane 2000 vjecare e cila na ofroi pamjet e mrekullueshme nga brenda saj. Ishte pikerisht vendi brenda kalase ku ne treguam edhe pjese te pandara te njeri-tjetrit permes nje objekti simbolike qe e kishim zgjedhur si perfaqesues. Kthimi ne Tirane ishte rreth drekes.
Leave a Reply