Kur pi ujë, mendo për burimin.Pastro zemrën nga lakmia, ke çliruar këmbët nga zinxhirët.Mendimi pozitiv është sikur dielli, asgjë nuk rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon.Mësimi është gëzim. Po të mësonim për çdo ditë nga një mendim të mirë, në fund të vitit do të ishim për 365 mësime më të pasur.
Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.
*
Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.
*
Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.
*
Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.
*
Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.
*
Në qoftë se, vërtet, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve.
*
Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.
*
Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN.
*
Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.
*
Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.
*
Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit.
*
…mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.
*
Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.
*
Mendimet e këndshme sjellin kthesa…


Leave a Reply