Fёmijёt, prindërit e tё cilёve i lejojnë të bëjnë lëvizje tё lirё, janë fizikisht mё aktiv nga bashkëmoshatarёt tjerё tё tyre, kanё bёrё tё ditur shkencëtarёt britanik.
Hulumtuesit nga Universiti i Bristolit, pas analizave të mbledhura nga 1307 fëmijë të moshës nga 10 dhe 11 vjeç me ndihmën e disa pajisjeve të lëvizjes, bëjnë të ditur se gjithnjë e më pak prindër iu lejojnë fëmijëve lëvizje të lirë.
Faktori kryesor i kufizimit është frika nga trafiku dhe siguria e fëmijëve.
Por, njëkohësisht studimi ka treguar se lëvizja e lirshme mbron zhvillimin emocional, social dhe njohës të fëmijëve.
Studimi po ashtu ka vërtetuar se djelmoshat kanë më shumë liri të lëvizjes krahasuar me vajzat e vogla.


Leave a Reply