(Nji replike ndaj atyre qe shprehen si me siper)
Mbi token e vuajtun Shqiptare , mbi token e martirizueme per shekuj me radhe, do vej kambem Papa Françesku i I-re..Pas nji periudhe te gjate te nji ferri pese shekullor tue perfshi ketu edhe sistemin ma Sadist ne bote, pra komunizmin e pashoq Shqiptar, kombi jone e populli jone kane ma nevoje se kurre per riperteritjen e vlerave shpirtnore. Nji komb nuk ndertohet e perterihet vetem tue ndertue mbi germadha fizike por nji komb naltesohet e matet me kombet e tjera tue ndertue e ndreq germadhat shpirtnore . E keto germadha jane te medha e fillojne qe me ardhjen e Perandorise Osmane qe fatekeqesisht solli me vete shperfytyrimin e kombit tem. Me kujtohet nji thanje e madhe e iluministit Permetar, Naim Frashnit, -” Per shqiptaret , dielli lind ne Perendim”. Pra , ai edhe pse jetonte ne Stamboll dhe ishte nepunes i Perandorise Otomane, na jep nji porosi te vyeshme per te ardhmen e drejte te popullit tone. Nese ne nuk i kthehemi historise tone per te kuptue te verteten , atehere do mbesim nji popull ne udhekryq : mes Lindjes dhe Perendimit. Koha vazhdon te tregoje kontrastin e madh midis ketyne dy kultura. Ndryshim asht si nata me diten . E para perfaqeson regres dhe e dyta progres. E para perfaqeson dhunen dhe dyta paqen. Un besoj se vendet e Europes Perendimore e kan mbylle ciklin e luftnave mes tyne sepse vendet demokratike tashme nuk i shpallin lufte njana-tjetres. E kunderta po ndodh ne vendet e Lindjes me ne krye Rusine dhe disa forca te erreta qe vazhdojne te nxisin konflikte.
Per te ju kthye randesise se vizites se Papes ne Shqipni , duhet ne radhe te pare qe te zhvishemi nga imazhet e krijume ndaj Vatikanit se gjoja ka luajt nji politike antishqiptare . Ne fakt , asht e kunderta sepse Papa dhe Vatikani kan ken gjithmone ne krahun e shqiptarve per te mbrojte te drejtat tona te pamohushme . Bill Clinton tregon ne kujtimet e tij porosine e Atit te Shejte , Papes Gjon Pali i II-te , ” Kujdesu per popullin e Nanë Terezes.” – ishte pikerisht kjo porosi e tija qe me bani me nderhy ne mbrojtje te popullit shqiptar te Kosoves”-shprehet Presidenti Amerikan.
Shekuj ma pare , Papa Albani, me origjine Shqiptare , ne vitin 1702 , i jep nji porosi Ipeshkvit te Tivarit qe te baje nji vizite baritore ne token Arbnore dhe te i shkruante atij nji relacion mbi gjendjen e popullit shqiptar .
Porosia e Papes: “Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni ba këtë punë dua nga ju nji raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?” Duke i shkru ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Ma poshte po ju paraqes edhe nji shkrim qe pata lexu diku mbi rolin e Papes dhe perkushtimin e Vatikanit ne mbrojte te shqiptarve.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më përkushtim të thellë urdhrin e shenjte të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës : “iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbarë e pashë vuajtje shumë o Ate i shenjte. Qytetet e lulëzuara ishin vene nën haraç, pashe kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa”. Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij : “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t’i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë !”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Merci të Lezhes me 14 e 15 janar 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshet e Italisë në Shën Mitër Korone. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të pareve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar. Ashtu si në vitin 1702, dhjete vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarre një ekspedite të gjan nëpër dheun e të pareve të tij, nëpër Iliri.
Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Ky korpus perbahet prej 9 vellimesh ku historiani Farlati ja kushtoj jeten e vet derisa vdiq tue lan mbrapa testamentin ma te madh te shqiptarve por qe per fat te keq u la ne harrese prej vete Shqiptarve anti-Shqiptare . Per ato syresh qe e pranojne viziten e Papes thjesht sa per sy e faqe dhe ndyshe flasin mbas shpine, ka ardhe koha qe te mendojne per te verteten.”
Gjergj Lacuku
Burimi – Facebook
Leave a Reply