
Një grua e cila pas një kërkimi shumë të gjatë arriti të gjente të ëmën që e kishte braktisur që të vogël, zbulon se ishte martuar me të vëllanë. Adriana, 39 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Leandro, 37 vjeç janë martuar prej 7 vjetësh dhe kanë një vajzë 6-vjeçare. Çifti nga Brazili, të cilët nuk kanë dashur ta zbulojnë identitetin e plotë, e kishin kaluar jetën duke u përpjekur të gjenin nënat respektive, të cilat ‘të dyja’ quheshin Maria dhe i kishin braktisur kur ishin të dy të vegjël.
Çifti ishte njohur 10 vjet më parë, kur martesa e parë e Adrianës u shkatërrua dhe ajo u kthye në vendlindje, Sao Paolo. Ata u dashuruan shumë shpejt me njëri tjetrin dhe përfunduan duke u martuar
Megjithatë, Adriana asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të gjetur nënën e saj. Ajo kontaktoi me një program radiofonik të specializuar në gjetjen e të afërmve të ndarë. Kur u vu në kontakt me të ëmën, ajo i bëri me dije se kishte gjithashtu edhe një djalë me emrin Leandro të cilin e kishte braktisur që të vogël.
Adriana dhe Leandro, të cilët në fillim ishin shokuar nga ky lajm, thonë se nuk do të heqin dorë nga njëri- tjetri dhe se do të vazhdojnë të jenë të martuar.
“Vetëm vdekja mund të na ndajë. Nëse e gjithë kjo ndodhi, do të thotë se vetë Zoti deshi kështu. Sigurisht që për ne gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse do ta dinim të gjithë historinë, por ne nuk dinim asgjë dhe ramë në dashuri me njëri-tjetrin”, thotë Adriana.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply